Kryefaqja / LSHB / LSHB reagon ashpër ndaj marrëveshjës së Qeverive Tiranë-Athinë për ,,varrezat greke” në Shqipëri

LSHB reagon ashpër ndaj marrëveshjës së Qeverive Tiranë-Athinë për ,,varrezat greke” në Shqipëri

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Reagim:

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar reagon ashpër dhe i shpall të paligjeshme vendimet e ,, Marrëveshjës në mesë të shtetit Grek dhe Republikës së Shqipërisë” për varrezat e paqena të ushtarëve grekë të rënë në vitin 1940-1941 në luftën Italo-Greke ku greqia supozon se janë varrosur ushtarët grekë.

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar reagon ashpër ndaj kërkimit të varrezave të paqëna nga shteti grekë i cili ka pretendime teritoriale ndaj Republikës së Shqipërisë dhe marrëveshja e fundit në mesë dy Qeverive i lejonë ekspertet grekë që të gjurmojnë për varrezat e ushtarëve grekë në zonën e Bashkisë Këlcyrë të rrethit të Përmetit dhe në komunen Dropulli i sipërmë i rrethit Gjirokastër tē qarkut Gjirokastër. LSHB-ja reagon ashpër edhe ndaj dhënjës së statutit të veçant gjoja të varrezave greke në Bularat të Dropullit ku kjo varrez merr statutin e ,,varrezes historike” që do të thotë ,,varrez nderi”.

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar këtë marrëveshje që cenon interesin kombëtar e shpallë të jashtligjeshme dhe i bënë thirrje Qeverisë në Tiranë, që të mos lejojë zbatimin e kësaj marrëveshje të dëmëshme, ku greqia ka pretendime teritoriale për përvetësimin e zonave të caktuara në Shqipëri.

LSHB-ja është kundër shpronësimeve në këto zona dhe kundër përvetësimeve të Kishave ortodokëse nga ana e shtetit grekë.

LSHB-ja vlerëson së: ”Edhe në qoftë së aty do të vendosen në menyrë të dhuneshme nga Qeveria duke përdorur forcen, varrezat e paqëna të ushtarëve grekë. Ato një ditë LSHB-ja do ti largojë pasi ne ato ”varre” nuk do të këtë kurr eshtra ushtaresh, por aty do të këtë varre imagjinare të mbushura me kocka te ç’fardo lloj, por vetem kocka luftetaresh Grek kurr jo.”

Qeveria shqiptare duhet ta mbrojë interesin kombëtar e jo ta fillojë vitin më gënjështra si ajo e heqjës së kufirit në Morinë më Shqipërinë veriore ( Kosovë).

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Tiranë 07-01-2017

Kryetari: Tahir Veliu

Check Also

Kastriot Berishaj viziton familjen legjendare Jashari

Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar z. Kastriot Berishaj sapo ka përfunduar vizitën e …

Leave a Reply