Kryefaqja / PERSONALITETE / PËRMETI NDERON HISTORIANIN E MADH ARVANITAS ARISTIDH KOLËN

PËRMETI NDERON HISTORIANIN E MADH ARVANITAS ARISTIDH KOLËN

Një pllakë mermeri në të cilën është gdhendur portreti i historianit arvanitas Aristidh Kola është vendosur në parkun kryesor të qytetit të Përmetit.

Aristidh Kola lindi në Kaskaveli të Thivës ne Greqinë Qendrore, zonë e cila banohet kryesisht nga arvanitas. Aristidhi, si edhe mijëra e mijëra bashkëkombas të tij, u edukuan me frymën e dashurisë për traditat e të parëve, që trashëgoi kjo pjesë e popullatës shumëkombëshe e Greqisë së sotme.

Ai studioi për jurisprudencë në Athinë dhe pas mbarimit të universitetit, për shumë kohë iu përkushtua traditave kombëtare të arvanitasve në Greqi.

Vepra e tij kryesore, “Arvanitasit dhe origjina e grekëve”, bëri një jehonë të gjerë në botën arvanitase; njohu 9 botime brenda dhjetë vjetëve. Kola botoi revistën “Besa”, si dhe revistën tjetër “Arvanon”. Këto revista pasqyronin jetën dhe traditat e botës arvanitase.

Check Also

JOZE (MARTIN) ADEMI LUFTETAR I PAHARRUAR I UÇK-së

Historikisht nga Iliret koha e të madhit Skënderbe e deri në luftën çlirimtare të UÇK-së …

Leave a Reply