Kryefaqja / LAJME / Romela Begaj doli me doping, kampioni shqiptar i Europës reagon ashpër

Romela Begaj doli me doping, kampioni shqiptar i Europës reagon ashpër

Romela Begaj ka dalë pozitive në testin anti-dopingut pas Kupes së Botës ku ajo mori një medalje të artë dhe një të argjendë.

Analizat kanë ardhur pranë Federatës Kombëtares të Peshëngritjes, nga ku rezulton se aty janë konstatuar lëndë dopuese.

Kjo është një goditje e rëndë për sportin shqiptar pasi është e disata herë që sportistët tanë dalin me rezultate të tilla.

Për këtë temë ka reaguar nga Turqia edhe atleti shqiptar i kërcimit për së gjati, Izmir Smajlaj. Me anë të një postimi në “Facebook”, kampioni i Europës kërkon që të ruhet nderi i emrit të Shqipërisë me djersë dhe mund, pa substancat e dopingut.

Reagimi i plotë:

Një rast tjetër dopingu në sport dhe një tjetër dhimbje për zgjedhjen e gabuar të nje sportisti! Në emrin tim personal, në emër të pasionit për sportin, të sakrificës së qindra sportistëve shqiptarë që krijuan sistemin e referencës së vlerave më të mira sportive, që arrihen veç me talent, stërvitje të pastër, vullnet, djersë, distancohem nga çdo akt zhgënjyes i përdorimit të substancave për arritjen e suksesit në sport! Ne sportistët jemi imazh kombëtar! Ta ruajmë këtë nder e të jemi krenaria e shqipes kudo në botë! Ta nderojmë emrin e Shqipërisë sonë ta bëjmë krenare me djersën e mundin e gjakun mbi gjunjët tona, me stërvitje të pastër, me Nder e Dinjitet në fytyrë!
STOP dopingut!

PO djersës dhe talentit!

PO stërvitjes së ndershme!”

Check Also

Radio-Kosova e Lirë refuzon “dekoratën” e kryetarit, Hashim Thaçi

Lidhur me “dekoratën” që i ka ndarë, kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi Radios Kosova e …

Leave a Reply