Kryefaqja / LAJME / Shoqëria civile protestë në Korçë: Të respektohen të drejtat e shqiptarëve në Greqi

Shoqëria civile protestë në Korçë: Të respektohen të drejtat e shqiptarëve në Greqi

Vizita e ministrit të jashtëm grek në Korçë, është shoqëruar me protesta nga shoqëria civile.   Ai pritet të qëndrojë edhe një ditë në bisedime me homologun shqiptar.

Pjesëtarë të shoqërisë civile, kanë protestuar para hotelit ku qëndron diplomati grek, duke kërkuar respektim të të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në shtetin fqinj.

Vizita e Kotzias është parashikuar për tre ditë, ku në fokus janë pikërisht bashkëbisedimet dy palëshe për zgjidhen e çështjeve të mbetura pezull mes dy vendeve.

Plot 150 punonjës policie do të qëndrojnë në terren, për të siguruar mbarëvajtjen e bisedimeve mes ministrave të Jashtëm të Shqipërisë e Greqisë, që vijojnë prej ditës së djeshme në qytetin e Korçës.

Bisedimet po mbahen në një hotel të vogël privat, që është vendosur në dispozicion të dy delegacioneve. Në  orën 12:00  Kotzias do të vizitojë Katedaralen e Korçës, më pas do të bëjë një vizitë tek “Mësonjëtorja” dhe më pas tek Konsullata greke.

Në orët e pasdites ministri do të vizitojë muzeun ikonografik dhe më pas do të marrë pjesë në koncertin e grupit Liria tek muzeu Bratko.

Check Also

Fajon: Përveç demarkacionit, luftimi i korrupcionit është kushti tjetër për viza

Eurodeputetja në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon ka mirëpritur marrëveshjen për Demarkacion të arritur mes Kosovës …

Leave a Reply