Kryefaqja / OPINION / Shqiptaret e duane miqesine me SHBA-te

Shqiptaret e duane miqesine me SHBA-te

Shqiptaret jane te njohur si popull i tradites, i fjales, i beses dhe i miqesise nder shekuj.

Ata shquhen per ceshtjen e lidhjeve miqesore dhe per ate edhe veprojne, qofte edhe me jete.

Per shekuj te tere bane kerkim te miqesise.

Dhe nga kjo, ne shekullin e lene pas, u krijua nje lidhje e forte kryesisht me SHBA-te dhe me shtetet perendimore qe ishin te NATO-se .

Lidhja e tille vazhdon edhe sot.

Ne kete ane shqiptaret jane mirenjohes ndaj tyre dhe ne vecanti ndaj SHBA-ve, te cilet e ndihmuan dhe se bashku me miqet po ndertohet nje shtet demokratik.

Tash kane ardhur disa ceshtje ne zhvillim.

Ishte demarkacioni. Eshte aktualisht Gjykata Speciale dhe pritet qe edhe ceshtja e ndertimit te Asociacionit te Komunave Serbe te behet diskutim.

Miqesia respektohet, por ne kete miqesi, shtrohet ceshtja:

Ka po shkon Kosova?

1. Me Demarkacionin me Malin e Zi ka fakte se Kosova humbe mbi 8 mije hektare toke!

Pse duhet respektuar mendimet dhe qendrimet

kunder ketij fakti.

SHBA e dine se mbi tokat shqiptare eshte zgjeruar dhe ndertuar shteti serb, maqedon dhe malazez.

Jane me dhjetera e mijera kilometra katrore te spastruara nga shqiptaret dhe te asimiluara nga keto shtete sllave.

Pse edhe kjo humbje?

2. Gjykata Speciale eshte per mua parimisht e drejte. Nuk jam per shfuqizimin e kesaj gjykate.

Perkundrazi!

Jame per zgjerimin e kompetencave qe kjo gjykate te ndjeke dhe denon edhe krimin dhe terrorin serbomadh; gjenocidin e bere ne Kosove nga kriminelet dhe shteti serb.

Jane me mijera kriminel te tille te padenuar ne Serbi qe enden dhe qeshen me faktorin nderkombetar se si per disa veta nderton gjykate e per gjenocidin serb nuk bene asnje gjykate.

Mbi 20 mije femera shqiptare jane te dhunuara e te masakruara nga kriminelet serbe. Kjo shifer flete shume per energji te madhe kriminale serbe.

A u kape ndokush?

Askush! As edhe nje kriminel nuk eshte denuar.

Po ku mbeten rreth 13 mije shqiptare te mbytyr e te masakruar?

Sa u denuan?

27 krimiel serbe. Qesharake. Duket se ata paskan qene supermena dhe kane arritur ate dhune terroriste ndaj popullit shqiptar.

Ku mbeten demet ne miliarda dollar te bera ne Kosove nga ushtria dhe policia serbe?

Sa deme u reparuan?

Nuk u dha nga shteti serb as edhe nje Euro.

C’fare te thuhet per debimin e nje milione shqiptareve me dhune e terror jashte vendit ne vitin 1999.

Kush u denua nga ushtria, nga policia dhe militaret serbe?

Askush!

Sepse, shqiptaret qenkan dhunuar nga hienat serbomedha dhe paskan ikur jashte tokave te tyre.

Keto jane fakte qe po rendojne shqiptaret.

Shqiptaret jane per Gjykate Speciale, po per

nje gjykate jo raciste, por demokratike dhe ligjore, e ku do te pergjigjen edhe kriminelet serb.

3. Asociacioni Serb ne Kosove me konditat e marreveshjes se bere te vitit 2015 nderton shtet serb.

Kete e ka anuluar Gjykata Kushtetuese.

Mbi 23 nene i gjeti ne kundershtim. Dhe , gjykata kerkon nje repektim strikt te verdiktit te saj, pa e ndertuar nje pushtet te vecant me nje njesi shteterore te re.

Kete e kundershton kombi shqiptar.

Ne keto kondita, miqesia eshte e mire per te ruajtur!

Por si?

Njeanshmerisht nuk ka bese dhe moral miqesia.

Ajo kerkon pale te dyfishta dhe te barabarta.

Jo vetem per miqesi, por per liri dhe te drejta njerezore, eshte mire qe Quinti te merre gjithashtu nje qendrim per shtetin serb sa i perkete ceshtjeve qe Serbia nuk po pergjigjet.

Dhe kete:

1. Per 1667 vetat e vrare dhe te varrosur ne Serbi;

2. Per heqjen dore nga Asociacioni qe shkaterron teresine territoriale te Kosoves;

3. Per kapjen dhe denimin e krimineleve serbe per dhunen dhe terrorin e bere ndaj shqiptareve. Madje te kerkohet qe dhunuesit dhe perdhunuesit e shumte te kapen dhe te denohen;

4. Te heqi dore shteti serb nga bllokimet qe po i bene Kosoves ne bote, para OKB-se dhe mekanizmave te tjere nderkombetar;

5. Te kerkohet qe te behet demeshperblimi per demet materiale dhe morale te shkaktuara nga okupatori;

6. Te kerkojne qe Kosova Veriore te i kuadrohet ne pushetin e Republikes se Kosoves;

7. Te kerkohen qe urgjentisht te gjinden te varrosurit ne Serbi dhe

8. Te kerkoje qe edhe shqiptaret ne Kosoven Lidore qe jane nen sundimin serb te trajtohen mire dhe ne menyre demokratike.

Miqesia e kerkon kete.

Shqiptaret nuk e kerkojne nje mik si e ka Serbia Rusin ku ne menyre fashiste mbrohen interesat sllavomadhe.

Ne kerkojme miqesi te barabarte.

E kjo e kerkon qe urgjentisht te lejohet qe Ligjit mbi Gjykaten Speciale te i shtohen nenet ku behet fjale edhe per kapjen dhe denimin e krimiele e serb per krimet e bera ne territorin e Kosoves.

Kjo eshte miqesi dhe kete duhet respektuar.

Ne te kunderten, ka vetem interesa, e jo miqesi.

MK

Check Also

Zhurma e gjeopolitikës së vjetër emocionale

Selim Ibrahimi Komisioni Evropian (KE) i dha dritën jeshile Shqipërisë dhe Maqedonisë. Këto dy vende …

Leave a Reply