Kryefaqja / LSHB / Veliu: Ja kush e pengon shuarjen e kufijve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Veliu: Ja kush e pengon shuarjen e kufijve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, Tahir Veliu ka reaguar ndaj krerëve të dy shteteve shqiptare, të cilët janë hutuar tmerrsisht në çështjen kombëtare. Veliu ka akuzuar direkt dy krerët e shteteve shqiptare, për zhvarritjen e heqjes së kufijve që ndanjë dy shtetet tona.

“Krerët e dy shteteve shqiptare po hezitojnë në realizimin e objektivave të paraqitura muaj më parë, për heqjen e barrierave që ndajnë dy shtetet shqiptare. Ata, edhepse botërisht dihet se e kanë zvarrit procesin e bashkimit të dy shteteve tona, në nivel fillor prapë kanë guximn të dalin para shqiptarëve me arsyetime të kota se pse kinse ky bashkim është ende i pamundshëm.

Prandaj, SHQIPTARËT E BASHKUAR ju thojnë hapur se nëse nuk keni guxim dhe dije për të rrënuar fizikisht këtë kufij të dhunshëm, të panevojshëm dhe që bien ndesh me interesat kombëtare, duke filluar nga Preambula e Kushtetutës atëherë urdhëroni dhe pranojeni publikisht, përndryshe Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar është e gatshme të filloi organizimet mbarëkombëtare, për heqjen e kufirit Kosovë-Shqipëri. Ne nuk do ju presim pafundsisht, që t’i kryeni obligimet tuaja kushtetuese. Nëse ju nuk e bëni këtë, atëherë bëjuni gati të përfundoni në koshin e plehrav së bashku me atë kufi të mallkuar.”

Ky nuk është kërcenim, por thjesht thirrje për ju që të zgjoheni nga kllapa e armikut. Në fund, edhe pa ju do të bashkohet Shqipëria!

Përfundon reagimi i kryetarit të LSHB-së, Tahir Veliu

Check Also

30 arsye pse jetoj ende në Shqipëri

Nga Eva Kushova Se këtu kam prindërit, motrat, vëllain, të afërmit e mi. Se flas …

Leave a Reply