Kryefaqja / OPINION / Vëllaçkoja im i palodhshëm, Avdi Ibrahimi!

Vëllaçkoja im i palodhshëm, Avdi Ibrahimi!

Shkruan: Fadil Shyti

Të përgëzoj fort për shkrimin: “S’ka më mire se në atdhe”, për këtë persiatje artistike dhe realiste, për këtë, shkrim-kushtrim që, shqiptarët e të gjitha krahinave tona; nga jugu në veri, nga lindja në perëndim; -t’i mpooshtin të këqijtë dhe të këqijat; t’i mposhtin lakmitë dhe frikësimet: lakmitë bogjeze reaksionare, për të mos lakmuar kurrë, atë që s’na takon me Drejtësi Kombëtare Shqiptare por edhe me Drejtësi Njerëzore.

“Hajde, na priftë e na përcëjelltë e mbara”!

(Adem Demaçi).

-Për t’i mundur me suksese, frikësimet, -jo vetëm nga qentë e kudrat (bushtrat) e përdala, që bredhin arave netëve pa hënë, nëpër “stuhitë dimërore”, -por, edhe nga pushteti fashist dhe monarkist që me propogandat mediatike, po shpërfaqet me 1001 “fytyra euriopiane”, me 100;-1 flamuj të huaj, duke mënjanuar Flamurin Kuqezi; kjo klasë politike demon-kratike, po shpërfaqet, si mos më keq për popullin, ndërsa, po kënaqet për vete, duke përhapur dhe ide makiavelliste dhe tejet nihilist; kundër-kombëtare dhe vrastare ndaj bijëve dhe i bijave, më të pastër kombëtarisht dhe njerëzisht, më të ditur dhe më të devoitshëm, idealistë/e, të atdheut, duke i goditur ashpër me cinizëm dhe jo vetëm me plumba dhe tortura burgjeve, -siç ishte rasti me të rinjtë tanë të VV, Monin, Xheladinin dhe Astritin; -por, edhe me dënimet e PADREJTA që, regjimet demon-kratike, “kosovare” me yshtjen e qarqeve reaksionare, ndërkombëtare, -po ua bëjnë atyre.

-Të ndërgjegjësohemi, për ta thyer frikën e bërë copë-copë, si një gotë rakie; për të punuar me djersën e ballit e jo të shohim “përtej gardhit”, pasurinë e pistë të pushtetarëve të hajnizuar (të korruptuar), apo të afërmëve të tyre, miqve dhe dajallarëve, tezeve dhe “ustallarëve” me ndihmat e qarqeve të huaja reaksionare, janë ngjitur më lart me kapital, por që, njëkohësisht kanë rënë shumë poshtë me moral dhe edukatë kombëtare dhe njerëzore; -sesa e kanë menduar ndonjëherë në imagjinatën e tyre, ata dhe jo vetëm ata…, -duke i rënë “lotarisë” jo në lojërat e fatit, (ndonëse, as këto nuk janë aspak zgjidhje, -apo ndoshta vetëm zgjedhje e përkohëshme), por duke iu hyrë rreziqeve të pashtekdalje; duke u marrë me punëra të pista me trafiqe të mashtrimeve të tmerrshme të femrave shqiptare dhe jo shqiptare, duke ua nëpërkëmbur dhe shkelur atyre trupin dhe nderin; duke u marrë me përdorimin e drogës, që njerëzve të gjorë, prej banditëve dhe kriminelëve horra; ua humbë mendjet prej kokës,-e, të tjera veprimtari kundër-kombëtare dhe kundër-njerëzore.

-Secili dhe secila prej nesh duhet ta mendojë dhe ta kuptojë me kohë që, brezi i ri sot, e ka shumë vështirë të jetojë dhe të mbijetojë me nder e krenari; duke pasur fatin e keq të detyrohet të ndeshet jo njëherë, -por, shumë e shumë herë me provat e hidhura jetësore të kësaj gjendje tepër të rëndë ekonomike që po kalon vendi ynë në këto vite; siç po e quajnë me cinizëm politikanë-mashtruesit dhe sunduesit e popullit tonë: “vite të tranzicionit”, -që, si shkak-pasojë e qeverisjes së keqe dhe sjelljeve të tyre banditeske, të prototipave mafiozë me si homologët e tyre kapitalistë; por të gjendur në kënetat e feudalizmit demon-kratik, të tipit zogist, e jo demokratë të vërtetë të pishtarëve të demokracisë popullore shqiptare, Hasan Prishtinës e Fan. Stelian Nolit; të cilët djersën dhe gjakun e derdhën jo për t´u pasuruar vet dhe familjet e tyre, miqve të tyre të këtij soj sorollopi brenda dhe jashtë atdheut, -ashtu, -siç vepronin dikur bejlerët dhe agallarët pro-turkoshakë, pro-serbo-grekë, mendjepak, – shumë të babëzitur dhe shumë të pa ditur; me gjithë ato sjellje arrogantiste me popullin fukara, mohues dhe intrigues të egër, shumë dinak për mos zbatimin e detyrave që i kishin marrë, për shërbim të popullit dhe atdheut.

-Po kalojmë vite të rënda, të reaksionit më të egër, që kombi ynë e ka pasur në historinë e tij qindra vjeçare.

Nuk mund të bëjmë kurrësesi, ecje përpara, ashtu siç kanë bërë vendet tjera bile edhe ato përreth nesh: jo për faktin që, atje sikur gjithçka rrjedhë, vetëm “mjaltë e sheqer”, mirëpo sidoqoftë shtresa të ndryshme të shoqërisë së tyre, nga borgjezia e majmur dikur dhe sot , po me këto forma e mjete të egra; -tash, një pjesë e tyre e madhe, nga barra e frikës së detyrimeve ndaj shtetit, nga frika e dënimeve; pa dallime se, X apo Y, janë me pushtet, nëse prokurorë dhe gjyqtarë të shtetit arrijnë të kapin ato, “me pshesh ndë duar” të veprave të pista, apo kriminale, padyshim, kanë reflektuar pozitivisht, jo na dëshirat e pastra por, janë të shtrënguar t’i përgjigjen Drejtësisë shtetërore dhe Popullore; ndonëse jo me ato dënime të merituara, sipas veprave të tyre të këqija; megjithatë, nuk mund të kenë luksin që, pafundësisht të gëzojnë imunitet dhe pushtet, të sorollaten të lirë rrugëve të atdheut dhe jashtë shtetit, në ato rrugë që, aspak nuk e meritojnë të shkelin, apo, as një kokërr peme të vjelin!…

-Tema që e ka ngritur, vëllai im i idealit, Avdi Ibrahimi, është shumë e qëlluar dhe shumë aktuale, anipse, mjerisht me nyanca dhe fakte shumë të hidhura nga realiteti i kohës së viteve të “kolerës demon-kratike”, -që po kalojmë dhe po e përjetojmë.

Të nderuar lexues! këto situata te rënda ekonomike, politike, sociale, ushtarake dhe të devijimeve dhe plagëve të rënda të shoqërisë feudal-kapitaliste borgjeze, nuk janë të pakapërcyeshme, nuk janë këto situata kritike të brendshme dhe të jashtme, që neve mund të na mposhtin!

Jo! Ne, jemi dëshmitarë të situatave historike dhe më të rënda, tash shtrohet pyetja; vallë si i tejkaluam VETËM PJESËRISHT, ato?!

Po, pse pra nuk i tejkaluam, PLOTËSISHT?!

-Mendoj, kur armiqtë dhe tradhtarët na hodhën dhe po na hedhin dhe do të mundohen gjithmonë të na hedhin rrugëve tona drejt përparimit dhe Ribashkimit tonë kombëtar; ferrat dhe gurët; ne a do të vajtojmë, o të mjerët ne çka na gjeti, apo duhet të bashkohemi dhe t´i heqim ato?!

Ne, duhet të jemi të vetëdijshëm që, ato bllokada as nuk hiqen vetiu dhe bile, as miqtë tanë të sinqertë, nuk do të fillojnë të kryejnë punët tona, pa ia filluar ne, që vullnetarisht dhe domosdoshmnërisht t´i kryejmë ato.

A nuk e kemi përvojën tepër të hidhur dhe të faktuar nga historia jonë e re?!

Jam i vetëdijshëm që, Shqiptari sot, aspak nuk e ka të lehtë të qëndrojë VERTIKALISHT në atmëmdheun e tij; me gjithë këto vështirësi të shumta, të jetës së përditshme. Mirëpo, përkundër këtyre bllokadave, që mesiguri do të jenë të përkohëshme, -nëse ne do të dimë të bashkohemi dhe të veprojmë…, pa dalllim ideje, feje dhe krahine -sipas motos të rilindasëve tanë mendjendritur, De Radës e Naimit, Bajo e Çerciz Topullit, Luigj Gurakuqit e Bajram Currit dhe të tjerë; -për t´i mposhtur përpjekjet e pandërprera të armiqve, tradhtarëve dhe lakmiqarëve të poshtër borgjezo-revizionistë dhe renegatë të LÇ-re,- shkelës të pamëshirë dhe të pacipë të ideve dhe parimeve të larta kombëtare që, sot janë kthyer në sëmurje, – “të pashëruar”, për kombin e shumëvuajtur shqiptar.

BASHKË, ËSHTË E MUNDSHME!

KJO, ISHTE, ËSHTË DHE DO TË JETË KURDOHERË, MOTOJA JONË, ME KUSHTRIMIN DHE PËRKUSHTIMIN NGA LVV, që Shqipëria Jone, të marshojë përpara drejt fitoreve të cilat na kanë takuar dhe na takojnë si komb i lashtë dhe i ri, po edhe si shtet me përvoja të gjata historike, që nga kohërat e pellazgo-ilirisë-arbërisë e gjer më sot.

-Në shenjë respekti , po e ripërsëris, moton opitimiste të simbolit të rezistencës sonë kombëtare; Bacit Adem, i cili , gjithmonë kur e thërrasim në telefon, bisedën e fillon:

“Hajde, na priftë e na përcjelltë e mbara”!

(Adem Demaçi).

20 Dhjetor, 2017

Check Also

“Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët”

Nga Marin Mema/Sado e ashpër të duket kjo thënie e Faik Konicës ajo është tërësisht …

Leave a Reply