Kryefaqja / LSHB / Vizitë në Mirditë nga kordinatori i LSHB-së për Tiranë-Frrok Bardhi!

Vizitë në Mirditë nga kordinatori i LSHB-së për Tiranë-Frrok Bardhi!

Kordinatori i Degës së Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, dega Tiranë z. Frrok Bardhi i bëri një vizitë Mirdtitës, dhe u njohë për së afermi më gjëndjen aktuale të shkaktuar nga vendosja e flamurit turkë në digën e HEC-it të Qafëmollës.

Fillimisht z. Bardhi u takua më anëtar dhe më përkrahës të LSHB-së në qytetin e Rrëshenit, ku vizitoi Shtëpinë e Kulturës dhe muzeun etnografik ku u prit nga drejtori Gjergj Marku.

Z. Bardhi së bashku më anëtar dhe përkrahës të LSHB-së vizitoi digën e HEC-it në Qafë Mollë, ku mori zotime nga merditorët së nuk do të lejojnë simbole dhe këmbë të huaj që ta shkel Mirditën e cila më shekuj, kurr nuk u gjunjëzua dhe i bëri thirrje, qeverisë shqiptare që ta respektoi dinjitetin kombëtar të popullit dhe ta mbrojë interesin kombëtar e të mos lejojë, që në vendin tonë të valviten flamujt e huaj të shtetëve që më shekuj kanë qenë armike dhe tani pretendojnë shfrytëzimin e pasurive tona kombëtare.

Check Also

Kastriot Berishaj viziton familjen legjendare Jashari

Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar z. Kastriot Berishaj sapo ka përfunduar vizitën e …

Leave a Reply