Kryefaqja / OPINION / A po e cënon propaganda ruse integrimin e Shipërisë në BE?

A po e cënon propaganda ruse integrimin e Shipërisë në BE?

Prof. Kristo Muzaka

Ambasadorët e BE-së njëzëri theksuan edhe një herë se shteti shqiptar duhet të bëjë hapa të sigurtë drejt familjes europiane dhe nuk duhet të flirtojë me demokracitë ekoma  në zhvillim dhe aq me keq të lidhë aleanca përtej Europës.

Këmbanat nga BE janë përsëri dhe rrëfejnë të njëjtin shteg të vetmen rrugëdalje që ka Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Kosova:  Integrimi në BE dhe konsolidimi i qëndrimit dhe i demokracive në këto vende.

Duke analizuar deklaratat e Zyrtarëve të lartë të BE bie në sy rreziku që i kanoset këtyre vendeve nga propaganda e sëmurë e qarqeve afër Kremlinit të cilët mbushin faqet e gazetave por edhe të shumë portaleve fantazma duke ushqyer dhe keq ushqyer publikun shqiptar.

A thua sikur ekonomia Ruse, ajo e Iranit, Turqisë po ngazëllehet nga prosperitetit dhe se modeli i demokracisë së këtyre vendeve është bërë mollë sherri për këdo.  A mendoni se fëmijët tanë do të mësojnë se cfarë janë të drejtat themelore te njeriut nga një sistem si makineria e pamëshirshme e diktatorëve si Putin dhe bashkëpunëtorët e tij? A mund të kenë shqitparët të ardhme por edhe maqedonasit, malajzezët nga pushtetit i një vigani të sëmurë nga pangopësia ku cdo gjë kontrollohet nga njerëz të pushtetit dhe të fortë që rrinë nëpër zyra duke thurur rrjetën e propagandës se në Rusi ka demokraci?  Arrestimi i kryetarit të vetëm të partisë opozitare Ruse nga emisarët e Putin dëshmon qartë se modeli rus ka degjeneruar dhe ska as të paktën grimce demokracie apo lirie.

Të vjen keq kur lexon në median shqiptare, kolegë të mi të verbuar e të korruptuar nga premtiet boshe dhe nxjerrin lajme vetëm për të bërë një intervistë me  diplomatët  rus. Ushqimi i helmuar nga  artikuj të Sputnik apo Russia Today që mbushin lexuesit shqiptar me dokrra për bëmat dhe arritjet shkencore, ushtarake dhe kulturore.

Ky është modeli që duam të ndjekim? Këto janë vlerat që e karakterizojnë popullin shqiptar?

Ka me mijëra si unë që e ndjejnë dhe ndajnë të njëjtin mendim të thellë me mua. Diktatura dhe hipokrizia cfarë lloj emri që ti vëmë nuk do të jetë objektivi i shtetit shqiptar, nuk do të bëhet kurrë modeli i fëmijëve tanë dhe i brezave të ardhshëm.

Ndjej vetëm keqardhje për shumë kolegë të mi që për 100 dollarë apo 200 euro botojnë propagandën e helmuar të diplomacisë së Kremilinit dhe deklaratat intimiduese të përfaqësive diplomatike në Tiranë. Fushata mediatike që Moska ka filluar në Shqipëri është e përqëndruar te opinioni publlik dhe perceptimi i tyre se Shtetet e Bashkuara kanë një farë tërheqje nga angazhimi i tyre në rajon dhe BE ndodhet në krizë identiteti.Synimi, qartazi, është ofrimi për shqiptarët i një modeli tjetër nga ai perëndimor, dhe përshkrimin e Rusisë si një fuqi benjine që i është rikthyer lavdisë së dikurshme.

Me gjithë përpjekjet që administrata ruse po zhvillon, është shumë e vështirë që orientimi euro – atlantik i Shqipërisë të ndryshoj, për vet faktin sepse modeli alternativ që po na serviret është një model politik autoritar. Mbi të gjitha na kërkohet që ti kthejmë shpinën dy ekonomive më të mëdha në botë, SHBA dhe BE, për një shtet, ekonomia e të cilit është shumë e vogël për të mbajtur mbi shpatulla aspiratat globale

Me gjithë aspiratat për t’ju rikthyer lavdisë së dikurshme sovietike, me fuqinë ekonomike që ka tani, Rusia nuk do jetë asnjëherë më shumë se sa një fuqi rajonale. Elitat politike shqiptare, sado pa experience qofshin, e dine mire këtë fakt se kontrolli i padrejtë i medias dëmton rëndë imazhin e profesionistëve, gazetarëve, stiuduesve dhe të vetë Shqipërisë.

Media është e lirë dhe nuk mundet dhe nuk duhet kurrsesi të vihet nën diktatin e një shteti autoritar ku liria e medias është varrosur bashkë  me liritë e të drejtave të njeriut.

Check Also

Greqia braktis në heshtje bisedimet me Shqipërinë, pritet vetoja greke në qershor

Nga Arben Llalla Në fund të muajt mars, Greqia braktisi në heshtje bisedimet me Shqipërinë …

Leave a Reply