Kryefaqja / OPINION / Çka duhet të dinë shqiptarët për çështjen e emrit të Maqedonisë

Çka duhet të dinë shqiptarët për çështjen e emrit të Maqedonisë

MAQEDONIA NGA VITI 146 PARA ERËS SONË DERI NË SHEK.VII TË ERËS SË RE KA QENË PROVINCË ILIRE

Nga, Abdulla Mehmeti

Maqedonia, në shek. III dhe IV, ka qenë provincë e ndarë në dy pjesë, Meqedonia Prima, (pjesa jugore me kryeqytet Selanikun) dhe Maqedonia Salutaris (Sekonda) në veri, me kryeqytet Stobin.

Maqedonia Prima dhe Maqedonia Sekonda (Salutaris) kanë qenë të përfshira në kuadër të Dioqezës së Maqedonisë, një nga tri dioqezat në kuadër të Prefekturës së Ilirikut, të krijuar në vitit 318.

Pas ndarjes së Prefekturës së Ilirikut në Iliriku Perëndimor dhe Iliriku Lindor, më 379, krahina e Maqedonisë u bë pjesë e Ilirikut Lindor.

Me ndarjen e Perandorisë Romake në atë lindore dhe perëndimore, më 395, Maqedonia bëhet pjesë e Perandorisë Bizantine, nën të cilën nuk është përmendur asnjëherë emri i Maqedonisë si krahinë e veçantë, mbi 1 mijë e njëqind vjet me radhë.

Edhe gjatë sundimit të Perandorisë Osmane, mbi 500 vjet, ky rajon gjeografik nuk është përmendur asnjëherë me emrin Maqedoni, por me emra të tjerë, si Rumeli, ose një pjesë e saj si Thraki.

Për herë të parë në fund të shek. XIX, të nxitur nga Bullgaria, disa grupe ilegale dhe qarqe politike jashtë krahinës së Maqedonisë, në Bullgari dhe Rusi, e ringjallën idenë për maqedonizmin dhe Maqedoninë (në vitin 1893 u krijua organizata e fshehtë OBRM/VMRO në Selanik), kurse në fillim të shekullit XX kjo lëvizje ka kërkuar një formë autonomie në kudër të Perandorisë Osmane, me kryeqytet Selanikun, e asnjëherë nuk ka shprehur pretendime për territoret që përfshin Maqedonia e sotme, e cila është krijuar me mbi 50% të terrirorit të saj në trojet etnike shqiptare, me shumicë të popullisë autoktone shqiptare deri në vitin 1913.

Për herë të parë Maqedonia u njoh si njësi e veçantë teritoriale-politike, me urdhër të Kominternit, si republikë socialiste (popullore) e Maqedonisë nën ish Federatën Jugosllave, e krijuar në vitin 1944, kur edhe filloi të krijohet gjuha e veçantë maqedonase dhe të afirmohet kombi i ri maqedonas, i cili vazhdimisht është kontestuar nga fqinjët, serbët, bullgarët dhe grekët. Ky qëndrim i shteteve fqinje vazhdon edhe sot, siç është kontesti për emrin kushtetues të shtetit të Maqedoniasë nga Greqia, i cili zgjat mbi njëzet vjet, pas pavarësimit të Maqedonisë më 1991 e deri më sot.

Check Also

30 arsye pse jetoj ende në Shqipëri

Nga Eva Kushova Se këtu kam prindërit, motrat, vëllain, të afërmit e mi. Se flas …

Leave a Reply