Kryefaqja / LAJME / Deklaratë e intelektualëve shqiptar në IRJ të Maqedonisë në bashkëpunim me diasporën Shqiptare

Deklaratë e intelektualëve shqiptar në IRJ të Maqedonisë në bashkëpunim me diasporën Shqiptare

Nisur nga mungesa e një koordinimi të mirëfilltë të faktorit politik shqiptar, intelektual, akademik në IRJ të Maqedonisë e pamë të arsyeshme dhe të duhur në momentin që po kalon vendi, që të diskutojmë për problematika, të cilat janë të rëndësishme për shqiptarët këtu.

Ne një grup i intelektualëve nga IRJ të Maqedonisë gjykojmë se:

° Për sa i përket ndryshimit të emrit duke pasur parasysh identitetin shtetëror, sepse identiteti kombëtar nuk preket;

° Në një të periudhë kohore sa më të shpejtë të hapet diskutimi dhe të dilet në mënyrë të koordinuar me të gjitha resurset që i kanë shqiptarët në IRJ të Maqedonisë si brenda dhe jashtë vendit me një memorandum që do ishin qëndrimet e shqiptarëve për zgjidhjen e çështjes së emrit.

° Ne një grup intelektualësh shqiptar nuk e pranojmë mospërfshirjen e shqiptarëve në bisedime për zgjidhjen e emrit të IRJ të Maqedonisë;

° Nuk e njohim legjitimitetin e përfaqësuesve shqiptar për çështjen e emrit pasi që nuk ka gjithë përfshirje dhe janë qëndrime individuale për këtë çështje;

° Mendojmë se zvarritja e mos zyrtarizimit të plotë gjuhë shqipe është trik i partive politike maqedonase dhe shqiptare që gjuha shqipe mos t’a gëzojë edhe atë pak status të cunguar me synim për ta kthyer gjuhën shqipe në gjuhë pakice me qëllim që të mos njihet ndërkombëtarisht në OKB si gjuhë zyrtare e IRJ të Maqedonisë.

° Ne si grup intelektualësh i ftojmë të gjithë ata, që mendojnë se mund ta japin kontributin e tyre të na bashkëngjiten në këtë proces të rëndësishëm.

° Diskutimet për çështje që kanë të bëjnë me interesat e shqiptarëve u rra dakord që të vazhdojnë më tutje me takime.

Kërkojmë që kjo deklaratë të mbështet nga të gjithë Shqiptarët kudo që jetojnë. Tani është momenti të jemi me një qëndrim.

10, shkurt 2018,Tetovë

Check Also

Radio-Kosova e Lirë refuzon “dekoratën” e kryetarit, Hashim Thaçi

Lidhur me “dekoratën” që i ka ndarë, kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi Radios Kosova e …

Leave a Reply