Kryefaqja / LAJME / Ekstremistët grekë tentojne të shkatërrojnë shkollën shqipe, i vënë naftë dhe vaj dyerve, por nuk arrijnë dot të ndalojnë mësimin

Ekstremistët grekë tentojne të shkatërrojnë shkollën shqipe, i vënë naftë dhe vaj dyerve, por nuk arrijnë dot të ndalojnë mësimin

Mësimet e gjuhës shqipe dhe orët e leksioneve u hapën sërish në komunitetin Chania (Hania) në Kretë të Greqisë.
Pas trazirave që shpërthyen për ndalimin e leksioneve në shkollën e mesme Chrysopigi dhe kundërshtimeve të shumta të pjesëtarëve të ndryshëm të shoqërisë, mësimet rifilluan pasditen e së dielës në të njëjtin vend.

Megjithatë, mëngjesin e ditës së djeshme, në afërsi të shkollës disa makina me naftë dhe vaj u zbrazën, duke dëmtuar një pjesë të shkollës, përfshirë edhe derën kryesore të saj, raporton news-start.info.

Kryetari i komitetit të shkollës së Mesme të Bashkisë Chania, Antonis Vardakis, i cili mbërriti menjëherë në vendngjarje, tha se veprime të tilla nuk kanë efekt dhe theksoi se kurset do të vazhdojnë normalisht, pasi kjo është një e drejtë ligjore e çdo nxënësi. Incidenti i ndodhur gjatë orëve të paradites nuk e pengoi rihapjen e kurseve për rreth 45 fëmijë shqiptarë. Ngjarja u ndoq nga shumë njerëz nga bashkësia shqiptare dhe nga shoqatat lokale si ELME, Shoqata e Mësuesve të Arsimit Fillor dhe klubet anti-raciste.

Check Also

Radio-Kosova e Lirë refuzon “dekoratën” e kryetarit, Hashim Thaçi

Lidhur me “dekoratën” që i ka ndarë, kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi Radios Kosova e …

Leave a Reply