Kryefaqja / DIASPORË / Fatlum Rushiti presion Tiranës zyrtare: Të pajisen me pasaporta të gjithë shqiptarët në Ballkan dhe diasporë

Fatlum Rushiti presion Tiranës zyrtare: Të pajisen me pasaporta të gjithë shqiptarët në Ballkan dhe diasporë

Diplomati dhe veprimtari i njohur i kauzës shqiptare, Fatlum Rushiti i ka dërguar letër Tiranës zyrtare që t’i pajisë me pasaporta të gjithë shqiptarët në trojet etnike dhe diasporë.

‘Ka interesim të madh për të pasur një pasaportë të Shqipërisë nga të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. Nëse Bullgaria u jep pasaporta sllavomaqedonasve në IRJM, pse Shqipëria mos mundet ta bëjë një gjë të tillë. Tirana zyrtare e ka obligim kushtetues pajisjen me dokumente udhëtimi për shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve aktual të Shqipërisë,’ shprehet diplomati kërçovarë.

Fatlum Rushiti vlerëson se dhënia e pasaportave është veprim demokratik që ua hap rrugën shqiptarëve të jetojnë në një shtet të bashkuar. Madje, ai nënvizon që bashkimi i trojeve shqiptare është proces i mundshëm sipas modelit paqësor të Commonwealth Nations.

Check Also

Votoni kandidatin shqiptar për Parlament të Gjenevës!

Kandidat Shqipëtar për Deputet në Parlamentin e Gjenevës në listën Nr.3,të PS,GE me 15 04 …

Leave a Reply