Kryefaqja / OPINION / Goditje për Haradinajn, anëtari i “Komosionit Bullqi” thotë se Kuvendi voton humbjen e 82 kilometrave katrorë

Goditje për Haradinajn, anëtari i “Komosionit Bullqi” thotë se Kuvendi voton humbjen e 82 kilometrave katrorë

Martin Berishaj, anëtar i Komisionit Shtetëror për demarkacionin, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës do të votojë të enjten marrëveshjen që Kosovës ia humb 82 kilometra katrorë.

Ai ka deklaruar se raporti i Komisionit Bulliqi është në kundërshtim të madh me vijën kufitare, të shënuar nga ish-komisioni.

Në Interaktiv, Berishaj ka thënë se edhe deklarata e përbashkët mes presidentëve të Kosovës dhe Malit të Zi, nuk prodhon efekt juridik. Sipas tij, këto shtojca janë refleks i punës së dobët të ish-komisionit.

“Këtu ratifikohet marrëveshja e vitit 2015 me disa shtojca, me raportin tonë që e kundërshton fund e krye vijën e shënuar nga komisioni i shkuar. Produkti final është se Malit të Zi i çohet letra se Kuvendi i Kosovës e ka kryer detyrën e vet nga marrëveshja e vjetër, të cilin Mali i Zi e ka ratifikuar”, ka thënë Berishaj.

Berishaj ka thënë se Komisioni Bulliqi ka gjetur më shumë se 25 gabime nga raporti i komisionit të shkuar.

“82 kilometra katrorë janë njësoj si rruga prej Prishtinës në Pejë, në një kilometër gjerësi. Njëjtë sa dy territore të shtetit të Vatikanit”, ka shtuar ai. “Deklaratë e presidentëve kurrë s’kishte ndodhë mos të kishte ndodhë paraprakisht gabime në shënim të kufirit”.

Check Also

30 arsye pse jetoj ende në Shqipëri

Nga Eva Kushova Se këtu kam prindërit, motrat, vëllain, të afërmit e mi. Se flas …

Leave a Reply