Kryefaqja / OPINION / Klasa politike është problem më i madh se ajri i ndotur!

Klasa politike është problem më i madh se ajri i ndotur!

Problem më i madh, se sa ajri i ndotur i Prishtinës, Tiranës e i Shkupit, për shqiptarët është kjo klasë e korruptuar, e nënshtruar ndaj armiqve, e keq orientuar kombëtarisht, pa vizion zhvillimi ekonomik dhe që mbështet kufijtë ndarës ndërshqiptar, ndërkohë premton heqjen e kufijve me kombet tjera. Poashtu, e dëmshme është kjo opozitë e pashpresë, e cila nuk paraqet asgjë më shumë, se sa riciklim të pozitës. Kjo opozitë, e cila për interesa klanore e partiake është e gatshme të nxit vëllavrasje ndërshqiptare, madje në kohen kur cënohet siguria kombëtare dhe integriteti territorial. Por, më të dëmshëm bëhen, kur bashkarisht pozitë e opozitë, cënojnë të drejtën e patjetërsueshme për vetëvendosje dhe mohojnë të drejten e ligjshme të shqiptarëve për bashkim kombëtar, duke mashtruar shqiptarët se kinse bashkimi kombëtar është “Plan B” për ta, por e vërteta është se për ta, ky obligim kushtetues nuk është as Plan Zh.

TAHIR VELIU

LËVIZJA PËR SHQIPËRI TË BASHKUAR

Check Also

Greqia braktis në heshtje bisedimet me Shqipërinë, pritet vetoja greke në qershor

Nga Arben Llalla Në fund të muajt mars, Greqia braktisi në heshtje bisedimet me Shqipërinë …

Leave a Reply