Kryefaqja / LSHB / KOSOVA KËRCENOHET NGA SERBIA GJENOCIDISTE DHE POLITIKA E ÇORIENTUAR, E JO NGA SHQIPTARËT AUTOKTON

KOSOVA KËRCENOHET NGA SERBIA GJENOCIDISTE DHE POLITIKA E ÇORIENTUAR, E JO NGA SHQIPTARËT AUTOKTON

Në pragë të 10 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë Veriore (Kosovës) temë debati do duhej të ishte shtrirja e sovranitetit në çdo centimetër të shtetit dhe mbrojtja e integritetit territorial nga Mal i Zi, i cili edhe kështu në brendësi të vet ka një territor mjaftë të madh të trojeve shqiptare.

Mos gatishmëria e udhëheqësisë politike shtetërore, për ta mbrojtur vendin tonë nga këto kërcenime dhe mos fuqia e tyre për të larguar flamujt serbë nepër komunat nën kontrollin serb, të cilët nuk e pranojnë Kosovën si shtet, si dhe nënshtrimi i Kosovës në përgjithësi ndaj shovinistëve të Serbisë gjenocidiste e ka sjellur shtetin e Kosovës në një situatë ku temë kryesore e krerëve të saj është prania e flamurit kombëtar shqiptar te “Rrethi” në Prishtinë.

Pafuqia, servilizmi dhe paftësia e tyre për të forcuar shtetësinë e Kosovës i ka sjellur në një gjendje të mjerueshme, ku pushkën ndaj armikut e kanë kthyer ndaj shtetit amë – Shqipërisë. Kjo klasë politike dhe disa pseudoanalistë të hutuar; pa vizion për zhvillim ekonomik, tmerrsisht të nënshtruar ndaj armiqve dhe “bisha të egra” ndaj gjithçka shqiptare janë e keqja e vendit tonë, të cilët “meritat” më të madhe, që nga shpallja e pavarësisë kanë demobilizimin e UÇK-së, mos shëndrrimin e FSK-së në ushtri dhe shpërnguljet e vazhdueshme të shqiptarëve drejt Hungarisë. Ndërsa, çështjet kombëtare, sikurse shqiptarët dhe trojet tona në Serbi, Mal të Zi, Maqedoni dhe Greqi nuk kanë asnjë guxim as ti përmendin, e lere më të ndihmojnë procesin e rikthimit të tyre.

Këta dhe të tjerë, duhet ta dijnë se historikisht pushtuesit e ndryshëm të trojeve tona u ka ardhë fundi, pikërisht në momentin që hapur kanë sulmuar flamurin kombëtar shqiptar, prandaj edhe ky pushtet antishqiptar do ta këtë të njejtin fat. Kosova është Shqipëri, nëse ky fakt është problem për ju atëherë ky është problemi juaj, e jo i yni.

Rroftë flamuri kombëtar shqiptar dhe Shqipëria e aktit juridik të 28 Nëntorit 1912 (88 mij km2 për ata që nuk e dijnë).

Tahir Veliu

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar

Check Also

Kreu i LSHB-së Kastriot Berishaj viziton Memorialin e Vendvarrimit të Heroit Kombëtar Skënderbeu në Lezhë

Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar z. Kastriot Berishaj bëri një vizitë zyrtare, ditën …

Leave a Reply