Kryefaqja / LSHB / LSHB do të ngrejë padi penale ndaj atyre që urdhëruan uljen e flamurit kombëtar në Prishtinë

LSHB do të ngrejë padi penale ndaj atyre që urdhëruan uljen e flamurit kombëtar në Prishtinë

Ramush Haradinaj shkeli Kodin Penal të Republikës së Kosovës, sepse urdhëroi uljen e flamurit kombëtar tek rrethrrotulli në hyrje të Prishtinës, prandaj për këtë shkak, Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar do të ngrejë një padi penale ndaj atyre që urdhëruan uljen e flamurit kombëtar (që i bie të jetë Ramush Haradinaj dhe këshilltari i tij politik Halil Matoshi, i cili besohet të jetë personi pas këtij akti anti-shqiptar dhe anti-europian).

Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, z. Tahir Veliu u shpreh: “Jemi tepër të indinjuar me veprimin skandaloz të Ramush Haradinajt, prandaj Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar do të ngrej padi penale ndaj tij, pasi shkeli Kodin Penal për nxitje të urrejtjes, përçarjes, mosdurimit kombëtar dhe etnik. Jemi gati të përballemi me çdo çështje dhe do të kërkojmë dënimin maksimal. Ashtu siç e thotë edhe Kushtetuta; ligji është i barabartë për të gjithë.”

Për të gjithë ata që kërkojnë më shumë, ja çfarë thotë Kodi Penal:

KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Neni 147

Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik

1. Kushdo që nxit ose përhap publikisht urrejtje, përçarje ose mosdurim midis grupeve kombëtare, racore, fetare, etnike apo grupe tjera të tilla që jetojnë në Republikës e Kosovë, në mënyrën e cila mund të prishë rendin publik, dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë (5) vjet.

2. Kushdo që në mënyrë sistematike ose duke keqpërdorur pozitën apo autorizimet e tij kryen veprën nga paragrafi 1. i këtij neni ose shkakton trazira, dhunë ose pasoja të tjera të rënda me kryerjen e veprës së tillë, dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.

3. Kushdo që kryen veprën penale nga paragrafi 1. i këtij neni përmes shtrëngimit, rrezikimit të sigurisë, përqeshjes së simboleve kombëtare, racore, etnike apo fetare, duke dëmtuar pasurinë e personit tjetër ose duke përdhosur monumentet apo varrezat, dënohet me burgim prej një (1) deri në tetë (8) vjet.

4. Kushdo që në mënyrë sistematike ose duke keqpërdorur pozitën apo autorizimet e tij kryen veprën penale nga paragrafi 3. i këtij neni ose shkakton trazira, dhunë ose pasoja të tjera të rënda me kryerjen e veprës së tillë, dënohet me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet.

Check Also

Kastriot Berishaj viziton familjen legjendare Jashari

Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar z. Kastriot Berishaj sapo ka përfunduar vizitën e …

Leave a Reply