Kryefaqja / LAJME / LSHB protestoj kundër heqjes së flamurit kombëtar, kërkon rikthimin e menjëhershëm

LSHB protestoj kundër heqjes së flamurit kombëtar, kërkon rikthimin e menjëhershëm

Disa aktivistë dhe përfaqësues të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar protestuan mbrëmjen e djeshme, për ta kundërshtuar heqjen e flamurit gjigand kombëtar, që ishte vendosur te rrethi, në hyrje të Prishtinës. Ata nuk e ndaluan rezistencën e tyre, derisa forcat policore ndërhynë dhe menjëherë e ulën poshtë flamurin kombëtar, për të vënë atë shtetëror, i cilësuar si jo i denjë për tu vënë aty dhe një flamur aspak për tu përkrahur, pasi nuk ngjet fare me flamurin kombëtar shqiptar. Shumë personalitete e kanë cilësuar si flamur me ngjyra, tipik si ai i Bosnjës, ose flamur i një kompanie gazi që nuk i përshtatet aspak Kosovës.


Aktivistët e LSHB, Sefedin Istogu, Muharrem Bajraktari, Besart Fejzullahu, Qenan Morina e shumë të tjerë kërkuan rikthimin e menjëhershëm të flamurit kombëtar, në atë vend dhe dënuan me forcë këtë veprim të turpshëm. Ata i kërkuan nënkryetarit të Prishtinës, Selim Pacollit, pasi ky i fundit mbërriti aty, se kush e ka marrë një vendim të tillë, mirpo ky i fundit erdhi sa për show dhe u largua, ashtu siç erdhi, pa zgjidhur gjë.

Kërkesa e LSHB drejtuar qeverisë së Haradinajt është e qartë: “Flamuri kombëtar shqiptar të rikthehet aty ku i takon, sa nuk është vonë, nuk do rrijmë duarkryq, institucionet tona treguan fytyren e vet, turpi iu mbuloftë sytë!”

Më herët, kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar z.Tahir Veliu, reagoi mjaft ashpër, madje tendencën për largimin e flamurit kombëtar shqiptar e ndërlidhi me mungesën e një statuje të Komandantit Legjendar Adem Jasharit në kryeqytet.

“Ata që janë kundër ardhjes së Komandantit Legjendar Adem Jasharit në Prishtinë janë radhitur në anën e atyre kundër flamurit gjigant kombëtar shqiptar te rrethi, në hyrje të Prishtinës në Veternik. Urime Kosovë e Shqipërisë 10 vjetorin e pavarësisë, ndërsa vitin tjetër e festofsh pa mbeturinat e armikut serbomadh. Mungesa e Adem Jasharit në Prishtinë, 10 vite pas pavarësisë së Kosovës është turp kombëtar” deklaroi Tahir Veliu, kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar.

Check Also

Radio-Kosova e Lirë refuzon “dekoratën” e kryetarit, Hashim Thaçi

Lidhur me “dekoratën” që i ka ndarë, kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi Radios Kosova e …

Leave a Reply