Kryefaqja / INTERVISTA / “Më 28 nëntor të këtij viti, flamurin shqiptar do ta ngrejmë edhe në Prevezë”, Tahir Veliu shkund Greqinë

“Më 28 nëntor të këtij viti, flamurin shqiptar do ta ngrejmë edhe në Prevezë”, Tahir Veliu shkund Greqinë

Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar z.Tahir Veliu, ditën e sotme, zhvilloi një prononcim me audio për televizionin grek Star Channel TV, ku ndër të tjera foli edhe për çështjet aktuale të ditëve të fundit, që cënojnë rëndë integritetin territorial të Shqipërisë, çështjen Çame e trojet shqiptare të Çamërisë, varrezat imagjinare greke, si dhe tekstet shkollore.

Prononcimi i plotë i Tahir Veliut për TV grek

“Ushtarët grekë në atë kohë në Përmet, Tepelenë apo në troje tjera shqiptare, kanë qenë ashtu sikurse ushtarët grekë që janë sot në Prevezë dhe troje tjera të Çamërisë; një grupacion shovinistësh dhe pushtuesësh, që kanë bërë krime ndaj shqiptarëve autokton. Fakti, që sot egziston një shtet i quajtur Greqi, është meritë e shqiptarëve, ndërsa “grekët” e sotëm nuk asgjë të bëjnë me grekët e vërtetë.

LËVIZJA PËR SHQIPËRI TË BASHKUAR nuk njeh asnjë marrëveshje që fal hapsira detare apo shet qoftë edhe 1 cm TOKË, DET apo HAPËSIRË QIELLI TË SHQIPËRISË.

Qeveria e Greqisë vazhdon të trajtoj Shqipërinë si plaçkë lufte, duke ngritur pretendime ekspansioniste ndaj territoreve sovrane të Shqipërisë.

Greqia dhe Shqipëria sigurisht mund të bashkëpunojnë në disa fusha, sikurse çështja e Çamërisë, si dhe demokratizimi përfundimtar i Greqisë në terësi, por absolutisht jo në kurriz të integritetit tonë kombëtar, sovranitetit dhe shkeljeve të të drejtave themelore të shqiptarëve nën Greqi.

Çështja e Çamërisë është një çështje kombëtare, nëse nuk mund të zgjidhet në mënyrë diplomatike, atëherë do të zgjidhet me luftë. Shqipëria e Bashkuar arrin Prevezën dhe është e sigurtë se deri në nëntor 2018 do të ngrihet edhe flamuri shqiptar në Prevezë. Nuk do të lejojmë ndërtimin e kishave greke në Himarë, atje vetëm kisha shqiptare. Librat e historisë sonë do të përfshijnë të gjitha tokat tona shqiptare, duke përfshirë Çamërinë dhe gjithmonë kujtojnë genocidin grek kundër Çamërisë  “


Sakaq lidhur me këtë intervistë, media greke e ka trajtuar me ironi, duke e lidhur edhe me çështjen e emrit të Maqedonisë, e duke thënë që shqiptarët po përfitojnë nga kjo gjë.

Mediat greke të dijnë një gjë: “Shqiptari, as nuk fal e as nuk harron”. Flamuri shqiptar do të valvitet në Konicë,  Janinë e Prevezë, më 28 nëntor 2018.

 

 

 

 

Check Also

Idrizi: Çështja çame, në themel të kombit shqiptar

Kryetari i PDIU Shpëtim Idrizi ka reaguar në lidhje me takimin e realizuar ndërmjet ministrit …

Leave a Reply