Kryefaqja / LSHB / NUK KEMI TOKË ME FAL, JU FALIM POLITIKANËT E KORRUPTUAR

NUK KEMI TOKË ME FAL, JU FALIM POLITIKANËT E KORRUPTUAR

Kjo klasë politike e cenon sovranitetin e Republikës së Kosovës dhe i‘a shuan vendit të ardhmen drejt Bashkimit Europian. Demarkacioni nuk është kushti i vetëm për liberalizimin e vizave, por edhe sikurse të ishte ky i vetmi kusht; Cili shtet normal do të quhej shtet nëse vullnetarisht e dorëzon një pjesë strategjike të vendit të tij?!

Edhe une do të isha më së i lumtur sikurse ky të ishte kusht drejt Bashkimit Europian, sepse në këtë mënyrë të gjitha shtetet fqinje, që kanë territor shqiptar nën pushtimin e tyre do të ishin të detyruara t’i rikthenin, si më poshtë:

– IRJM duhet të rikthej 15.039 km2

– Serbia duhet të rikthej 11.149 km2 dhe të heq dorë nga pretendimet shoviniste ndaj Republikës së Kosovës

– Mal të Zi duhet të rikthej 6.482 km2 dhe të heq dorë nga pretendimet moderne ndaj Republikës së Kosovës

– Greqia duhet të rikthej 15.674 km2 dhe të heq dorë nga politika e saj shoviniste për grabitjen e territorit detar të Republikës së Shqipërisë dhe të garantoj të gjitha të drejtat për shqiptarët dhe arvanitasit kudo në territorin e Moresë (Greqisë).

Ka kaluar koha e ndarjeve të trojev shqiptare, sot është koha e korigjimit të padrejtsive ndaj shqiptarëve dhe e bashkimit tonë në një shtet të vetëm kombëtar – Shqipëri të Bashkuar, si e drejtë e jona e pamohueshme. Tokë nuk japim dhe as nuk falim, nëse detyrimisht duhet të falim diçka atëherë jemi të gatshëm t’u japim këtë klasë politike të keqorientuar e të korruptuar.

Tahir Veliu

Kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar

Check Also

Kastriot Berishaj viziton familjen legjendare Jashari

Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar z. Kastriot Berishaj sapo ka përfunduar vizitën e …

Leave a Reply