Kryefaqja / OPINION / Për Kosovën,”demarkacion” i kufirit, për Malin e Zi,zgjerim territorial i radhës!

Për Kosovën,”demarkacion” i kufirit, për Malin e Zi,zgjerim territorial i radhës!

Ajo që sot quhet “demarkacion” i kufirit në mes Kosovës dhe Malit të Zi, në fakt nuk është asgjë tjetër veçse zgjerim territorial i radhës për Malin e Zi, në dëm të vendbanimeve shqiptare ,pra në dëm të Kosovës.

Një pjesë e konsiderueshme e territorit të shtetit të sotëm i Malit të Zi shtrihet në territoret me popullsi autoktone shqiptare dhe në trevat të cilat si nga aspekti historik ashtu edhe nga aspekti demografik i takojnë trungut etno-gjeografik shqiptar.

Eshtë fakt i nohur historik se pa ndihmën e Fuqive të Mëdha të kohës, në fund të shekullit 19-të, Mali i Zi sot do të ishte gjithënjë një vend me madhësinë e një principate, pra me një sipërfaqe dy herë më të vogël se sa sot. Territori i Malit të Zi para Kongresit të Berlinit në vitin 1878 kishte 4,405 km² kurse pas Kongresit 9,475 km² duke përfshirë edhe daljen e tij në bregdet. Pjesa dërmuese e ekspanzionit territorial të Malit të Zi u arrit kryesisht në dëm të territoreve shqiptare.

Mosgatishmëria e autoriteteve të tanishme të Malit të Zi për rishqyrtimin e vijës kufitare me Kosovën ,në emër të marrëdhënieve të” mira fqinjësore “,që ata trumbetojnë se kanë me Kosovën, duke pasur parasysh paknaqësinë dhe mospajtimin e shumicës së popullit të Kosovës lidhur me Marrëveshjen egzistuese të Demarkacionit, sipas së cilës Mali i Zi dëpërton 8 kilometra brenda kufirit të Kosovës dhe të përvetëson 8200 hektarë të territorit të saj,nuk mund të kuptohet ndryshe vetëm si ambicie e re e Malit të Zi për zgjerimin e territorit të vet shtetëror.

Pra edhe pas 140 viteve të Kongresit famëkeq të Berlinit, vendimet e së cilit dyfyshuan territorin e Malit të Zi, duket sikur aspiratat territorriale të këtij shteti po dalin në sipërfaqe përsëri, tani në formën e të ashtuquajturit demarkacion të kufirit me shtetin e tij fqinjë, Kosovën ?!.

Derisa territoret shqiptare gjatë fundit të shekullit 19-të dhe fillimi i shekullit 20-të u grabitën me dhunë nga ana e Malit të Zi dhe aleatëve të tij dhe kundër vullnetit të popullit shqiptar si banorë të atyre territoreve si dhe rezistencës së atëhershme të përgjakshme të tyre, sot në shekullin e 21, pjesë të territoreve të njëjta shqiptare, po iu jepen falas dhe me dëshirë nga politikanët dhe liderët e tanishëm papërgjegjës shqiptar të Republikës së Pavarur të Kosovës !.

Xheladin Zeneli

27 Shkurt 2018

Check Also

“Bravo Notis, arrite të bindësh një tufë alabakësh…”, gazetari shfryn ndaj koncertit të nazistit

Ardhja e këngëtarit nazist grek Notis Sfakianakis mbrëmjen e djeshme në Shqipëri dhe koncerti i …

Leave a Reply