Kryefaqja / LAJME / Sela ankohet në Bruksel për emrin e Maqedonisë: Sa shqiptar do jetë?

Sela ankohet në Bruksel për emrin e Maqedonisë: Sa shqiptar do jetë?

Çështja e zgjidhjes së emrit të Maqedonisë ka patur reagime të shumta. Ziadin Sela, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, ka shfaur ankesa për lënien jashtë këtij procesi. Por mbi të gjitha janë shfaqur dhe aty rezerva me llojin e emrit që mund të ketë Maqedonia.

Shqetësimin e tij, Sela ia ka shprehur sambasadorit të BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar. Sela tha se është kundër sllavizmit të emrit dhe se mirëpret riemërimin e autostradës dhe aeroportit si përpjekje për të krijuar mirëbesim mes dy shteteve. Megjithatë Sela tha se është kundër një emri i cili nuk do të përkthehej edhe në gjuhën shqipe.

“Ne si Aleancë për Shqiptar, jemi kundër tendencave për sllavizmin të emrit, ashtu siç e kemi thënë që jemi kundër emrit sllavo Maqedoni po të njëjtën formë jemi kundër propozimit që dëgjohet në qarqet diplomatike rreth idesë që të përdorën emra me përcaktim gjeografik të shkruar vetëm në gjuhën maqedonase të tipit “Gorna Makedonia”, ne kundërshtojmë këtë sepse edhe kjo është për tendencë për sllavizëm dhe përvetësim të emirit” tha Ziadin Sela.

Deri tani, prej partive shqiptare prezente në bisedat lidhur me emrin, ka qenë vetëm partia e shumicës parlamentare BDI. Po partia e Ali Ahmetit nuk ka shfaqur ende ndonjë ankesë lidhur me llojin e emrit. Ajo thjesht ka përkrahur çdo propozim të hedhur nga qeveria, mjaft që Athina të dakordësohet.

“Ne jemi pa emër. Ne e kemi një emër të përkohshëm, Ish-Republika Jugosllave. Praktikisht tani ne po përpiqemi që të marrim emrin që na takon me këto negociata, me këto takime, me këto marrëveshje që bëhen”, u shpreh Ali Ahmeti. |Politiko.al|

Check Also

“Gjurmë Shqiptare”: Vendi i shenjtë i shqiptarëve

Si po shuhet Frashëri? Çfarë ka mbetur pas dhe përse askush nuk do t’ia dijë …

Leave a Reply