Kryefaqja / INTERVISTA / Shpërthen Idrizi: Nuk ka burrë none as grua none që të heqë emrin Çamëri…

Shpërthen Idrizi: Nuk ka burrë none as grua none që të heqë emrin Çamëri…

Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi, tha se Shqipëria deri tani ka ecur sipas axhendës greke. Për Idrizin është më e rëndësishme për Shqipërinë kufiri tokësor sesa detar.

“Sot nuk po flitet për marrëveshjen e kufijve tokësorë. Është më e rëndësishme për Shqipërinë sesa e kufijve detarë. Deri më sot ne kemi ecur sipas axhendës së shtetit grek, edhe kërkesa për kufijtë detarë është një kërkesë e Athinës zyrtare. Nevoja e Shqipërisë ka qenë që ta fillonte nga kufiri tokësor. Ne kemi një ligj lufte, kemi një vend që nuk e njëh traktatin e Firences, pra ne i kemi kufijte më deklarim të ndërkombëtarëve”, tha Idrizi në studion e Oranews.

“Masakra e Peshkëpisë në 1996 ku bandat greke hynë në postën ushtarake shqiptare dhe nëse do të shikoni gjyqin që u bë në Athinë, thoni jo, ne nuk e dimë që kjo postë ka qenë në territorin e Shqipërisë, por ndoshta në territorin e Greqisë. Realisht deri më sot ne kemi avancuar me axhendën e palës greke. Kjo axhendë është vendosur që nga Micotaqis në 1996 dhe axhenda greke sot pothuajse është e mbyllur.

Me këtë ça kam parasysh? U bë ligji për toponimet, u bë ligji për minoritetet kur për herë të parë e nxorën Shqipërinë me 9 minoritete, po zgjerohen zonat minoritare”, tha Idrizi.

Në vijim kreu i PDIU, tha se askujt nuk duhet ti shkojë në mendje që të heqë emrin Çamëri.

“Ajo që duam të them është që emri Çamëri nuk ka as burrë none as grua none, as palaço që ti shkojë në mendje që ta heqë, se për ta hequr nuk e heq dot. Është një zonë që njifet prej 2 mijë vjetësh dhe është larë me gjak dhe janë zona shqiptare. Për ta negociuar po ka luajtur mendsh ndonjë sigurisht që do të përballet jo me protesta, por shumë më tepër se kaq”, tha Idrizi.

Ai ftoi të gjithë që ditën e shtunë ti bashkohen protestes përpara ambasadës greke për të protestuar kundër deklaratave të Presidentit të Greqisë, por edhe të cështjeve të tjera.

Check Also

Protestë në Skenderaj, nuk duan që Vuçiq të shkelë në Drenicë

Ata kanë ftuar për protestë në sheshin ‘Adem Jashari’ në ora 06:00 të mëngjesit për …

Leave a Reply