Kryefaqja / OPINION / Si u dënuan me mijëra vjet shqiptarët në Maqedoni nga pavarësimi i saj

Si u dënuan me mijëra vjet shqiptarët në Maqedoni nga pavarësimi i saj

Nga Altrim Mamuti Shumi

Shqiptarët e Maqedonis ia kanë lënë Zotit fatin e tyre për drejtësi.

Rasti i Sopotit

Në procesin e njohur gjyqësor “Sopoti”, 11 shqiptarë u dënuan me 156 vite burg. U akuzuan për një minë të montuar në 2003 .

Rasti i Brodecit

Më 7 nëntor të 2007 në aksionin policor “Stuhia malore” mbetën të vrarë 6 persona. 13 persona të tjerë u arrestuan dhe gjykuan. Njëri prej tyre, Hanif Dervishi ndërroi jetë në burg, ndërsa 12 të tjerë vazhdojnë dënimin me gjithsej 109 vjet burg.

Rasti i Harun Aliut

Komandant Kushtrimi u vra më 12 maj të vitit 2010 në afërsi të Radushës, por dyshimet janë se ekzekutimi i tij është bërë në lokacion tjetër.

Bashkë me të në pritën e organizuar kanë rënë edhe Shaban Zenuni nga Merova, Xhafer Shala dhe Qemajl Fejzullahu

Rasti Alfa

Në prill të vitit 2010, për këtë vrasje me burgim të përjetshëm u dënua Rexhail Qerimi nga fshati Opajë i Kumanovës dhe Agim Islami nga Shkupi. Me nëntë vjet burg u dënua Ramadan Shaqiri si bashkëpunëtorë në krim, kurse me burg të përjetshëm u dënua edhe Almir Drpljani, i cili ishte në arrati, por më vonë u ekstradua në Maqedoni për ta vuajtur burgun

Rasti Monstra 

Nën akuzën se kanë kryer vrasje të pesëfishtë në liqenin e Smillkovës, gjashtë shqiptarët Halil Demiri, vëllezërit Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi Haziri, Haki Haziri dhe Sami Luta, ishin dënuar me burg të përjetshëm për rastin “Monstra”. 2012.

Rasti i Kumanovës 

Gjykata Themelore e Shkupit ka dënuar me gjithsej 746 vjet burg pjesëtarët e grupit të Kumanovës, të akuzuar për terrorizëm për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015.

Për veprën terrorizëm ishin akuzuar gjithsej 37 persona

7 me burg të përjetshëm.

13 me nga 40 vjet burg.

6 me nga 20 vjet burg etj.

O Zot sjelle drejtësin mbi shqiptarët , ndërsa bashkëpunëtorëve jepua hakun.

Lutje nga unë.

Amin

Check Also

“Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët”

Nga Marin Mema/Sado e ashpër të duket kjo thënie e Faik Konicës ajo është tërësisht …

Leave a Reply