Kryefaqja / LAJME / Tahir Veliu ‘godet’ hapur Greqinë: Çamëria i përket vetëm Shqipërisë së Bashkuar, rikthimi i saj në truallin shqiptar autokton do të finalizohet shpejt

Tahir Veliu ‘godet’ hapur Greqinë: Çamëria i përket vetëm Shqipërisë së Bashkuar, rikthimi i saj në truallin shqiptar autokton do të finalizohet shpejt

Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar z.Tahir Veliu zhvilloi përsëri një prononcim për televizionin grek ‘Star Channel TV’, ku ndër të tjera u ndal tek çështja e Çamërisë dhe kufijtë e vërtetë të Shqipërisë së Bashkuar.

Prononcim i kryetarit të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, Tahir Veliu për televizionin grek “Star Channel TV”

” Greqia duhet ta kuptoj se Çamëria është territor juridik i Shqipërisë së Bashkuar, dhe kështu do të rikthehet brenda kufijve të saj.

Tendenca e Greqisë shoviniste për të fshehur historinë e masakrave dhe gjenocidit ndaj popullsisë vendase shqiptaro-autoktone në Çamëri tregon historinë e shovinizmit dhe makinerisë shtetërore të Greqisë shoviniste. Sot, shqiptarët nuk synojnë realizimin e “Shqipërisë së Madhe”, shpikje kjo e shovinizmit serbo-grek, por vetëm jetësimin e Shqipëri së Bashkuar, me trojet shqiptare që fillojnë afër Nishit në Toplicë, te Guri i Kuq i Malësisë së Madhe dhe vazhdojnë deri te Tre Gurët e Zinj në Prevezë. Ky territor përben territoret juridike të Shqipërisë, që shqiptarët do ti rikthejnë.”

Video e plotë

Check Also

Kreu i LSHB-së Kastriot Berishaj viziton Memorialin e Vendvarrimit të Heroit Kombëtar Skënderbeu në Lezhë

Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar z. Kastriot Berishaj bëri një vizitë zyrtare, ditën …

Leave a Reply