Kryefaqja / LAJME / Tahir Veliu ‘gozhdon’ politikën e Kosovës: Tradhtarët nuk e duan bustin e Adem Jasharit në Prishtinë

Tahir Veliu ‘gozhdon’ politikën e Kosovës: Tradhtarët nuk e duan bustin e Adem Jasharit në Prishtinë

Edhe pse kanë kaluar afër 20 vjite nga përfundimi i luftës, në kryeqytetin e Kosovës (Shqipërisë Veriore) nuk është vendosur asnjë lapidar i komandantit legjendar Adem Jashari.

Kryeqendra e Kosovës, Prishtina ende nuk e ka vendosur shtatoren e Komandantit Legjendar, Adem Jashari edhe pse kjo çështje është kërkuar qysh moti, madje qysh në kohën, kur me Prishtinën udhëhiqej nga Ismet Beqiri.

Kësaj qeverie të korruptuar dhe të mbushur me tradhtarë duhet ti vijë turp, pasi me premtime boshe e të pambajtura ka përçudnuar figurën e komandantit dhe heroit, që mbrojti me mish e me shpirt këtë territor, ku horrat qeveritare të Kosovës veprojnë në dëm të interesit kombëtar.

Ditët e fundit janë shprehur shqetësimet e mëdha lidhur edhe me gjendjen e Kompleksit Memorial në Prekaz.

Madje, është organizuar edhe peticion që kërkon ndërhyrjen urgjente të qeverisë për ta shpëtuar Kompleksin e ndërsa në këtë Kompleks është inkuadruar edhe busti i heroit Adem Jashari, i cili, për turp ishte katandisur e degarduar si mos më keq. Përfundimi i vetëm që mund të nxjerrim nga ky veprim i turpshëm, që na shoqëron me vite është që pushteti në Kosovë mendon vetëm për karrigë dhe si e si të përfitojnë për interesin e tyre personal.

Para pak muajsh, kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar z.Tahir Veliu i bëri një kërkesë, qeverisë së Kosovës për vendosjen e një shtatoreje të komandantit legjendar Adem Jashari në Prishtinë, por si zakonisht kjo kërkesë nuk u morr parasysh. E ndërkohë, institucionet shtetërore të Kosovës vazhdojnë me avazin e turpit, shumë premtime thonë e asgjë nuk bëjnë. Meritojnë keqardhje pasi janë bërë një me armiqtë e Shqipërisë.

Ndërkohë, që flamuri shtetëror i Kosovës mungon në Graçanicë dhe dhjetra komunave të Kosovës, në pragë të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës është bërë mjaftë lajm i madh tendenca antikombëtare e disave për zevëndësimin e flamurit kombëtar shqiptar me atë shtetëror.

Flamuri kombëtar shqiptar, është vendosur në hyrje të Prishtinës tek rrethrrotullimi në Veternik, në ditën e dytë të manifestimit të “Epopesë së UÇK-së” në vitin 2014, dhe natyrisht që qëllimi ka qenë, që të respektohet betimi i ushtarëve të UÇK-së dhe vullneti i shumicës për bashkim kombëtar.

Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, Tahir Veliu gjatë ditës së sotme ka reaguar mjaftë ashpër, madje tendencen për largimin e flamurit kombëtar shqiptar e ka ndërlidhur me mungesën e një statuje të Komandantit Legjendar Adem Jasharit në kryeqytet.

“Ata që janë kundër ardhjes së Komandantit Legjendar Adem Jasharit në Prishtinë janë radhitur në anën e atyre kundër flamurit gjigant kombëtar shqiptar te rrethi, në hyrje të Prishtinës në Veternik. Urime Kosovë e Shqipërisë 10 vjetorin e pavarësisë, ndërsa vitin tjetër e festofsh pa mbeturinat e armikut serbomadh. Mungesa e Adem Jasharit në Prishtinë, 10 vite pas pavarësisë së Kosovës është turp kombëtar” ka deklaruar Tahir Veliu, kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar.

Veliu, ka rikujtuar se Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar angazhohet për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë dhe trojeve të tjera shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar shqiptar – Shqipëri të Bashkuar.

Check Also

Radio-Kosova e Lirë refuzon “dekoratën” e kryetarit, Hashim Thaçi

Lidhur me “dekoratën” që i ka ndarë, kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi Radios Kosova e …

Leave a Reply