Kryefaqja / LAJME / Veliu i reagon Avdullah Hotit: Nuk ka “kosovarë”, por vetëm shqiptarë

Veliu i reagon Avdullah Hotit: Nuk ka “kosovarë”, por vetëm shqiptarë

Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, Tahir Veliu ka reguar ndaj shefit të Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, i cili deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë që Kosova dhe Shqipëria në të ardhmen të kenë një president, simbol të uniteti kombëtar, e quajti mungesë respekti për aspiratat e “kosovarëve” për shtet të pavarur.

Veliu, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se vetëm një injorant dhe deshtak si Avdullah Hoti me kokë nga Serbia mund të bëjë një deklarim të tillë.

Ja reagimi i plotë:

Vetëm një injorant dhe deshtak si Avdullah Hoti me kokë nga Serbia mund të bëjë një deklarim të tillë.

Jo vetëm Avdullah Hoti por thuajse e tërë klasa politike shqiptare është në kundërshtim me aspiratën e kombit shqiptar për bashkim kombëtar.

Avdullah Hoti nuk e di ku ka parë “kosovarë”, ndërsa ne i thojmë që NUK KA KOSOVARË, POR KA SHQIPTARË NGA KOSOVA.

Realiteti i klasës politike shqiptare është qëndrimi indiferent, jo-kombëtar e mospërfillës, të cilët kurrë nuk kanë marrë iniciativë të vendosur, të qartë e serioze për zbatimin e vullnetit të shqiptarëve për një Shqipëri të lirë dhe të Bashkuar. Motoja e rilindasve tanë kombëtarë, “një komb, një shtet”, është anashkaluar vazhdimisht nga qendrat e politikës shqiptare anembanë “vilajeteve” moderne të Shqipërisë së Bashkuar! Udhëheqësit dhe pushtetarët shqiptarë ende nuk e kanë një strategji kombëtare, një qëllim, një ideal, një aspiratë, një zgjidhje, një strategji politike dhe një qëndrim të vetëm e të përbashkët zyrtar për shtruarjen dhe zgjidhjen e çështjes koloniale të territoreve shqiptare – çlirimin dhe ribashkimin e trojeve shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar – Shqipëri të Bashkuar.

Check Also

Kreu i LSHB-së Kastriot Berishaj viziton Memorialin e Vendvarrimit të Heroit Kombëtar Skënderbeu në Lezhë

Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar z. Kastriot Berishaj bëri një vizitë zyrtare, ditën …

Leave a Reply