Kryefaqja / LAJME / TRADHËTARI DEKOROHET, SHQIPTARI DENOHET PADREJTËSISHT

TRADHËTARI DEKOROHET, SHQIPTARI DENOHET PADREJTËSISHT

A do të nderohej një tradhtar i Shqipërisë nga klika armike anti-shqiptare?

Përgjigja është: Patjetër që PO…

Mund të përmendim rastin e Esat Pashë Toptani, i cili tradhtoi Ismail Qemalin  dhe u bë aleat me armiqtë e Shqipërisë, me turqit fillimisht, malazezët e serbët, e sot ai nderohet nga të gjithë këta shovinistë e armiq të përjetshëm të Shqipërisë.

Në kohët e sotme, në Shqipëri kemi shumë ‘Esat Pasha’, që janë inkuadruar në qeverisjen e vendit, sot e 27 vjet. Fillimisht shitën armët, shkatërruan ushtrinë, destabilizuan vendin, vranë e plaçkitën e askush nuk u gjykua për këto krime e vepra penale. Politikanët shqiptarë, as më pak e as më shumë, janë tradhëtarët më të mëdhenj të këtij kombi, në bashkëpunim me agjenturat e huaja armike, këta oligarkë po shkatërrojnë vendin, po e coptojnë, po e shesin e po e falin me çdo lloj mënyre, që të përfitojnë vetë financiarisht, për interesat e tyre, në dëm të interesit kolektiv të Shqipërisë.

Po sjellim një rast që ka të bëjë me kriminelin dhe tradhtarin e kombit, i cili, për fat të keq, aktualisht është President i Shqipërisë. E kemi fjalën për vjedullën Ilir Meta, i cili bashkpunon me agjenturat greke kundër Shqipërisë.

Disa javë më parë, ai i dha nënshtetësinë shqiptare kryearmikut më të madh të Shqipërisë, Anastas Janullatosit, kryepeshkopit të Tiranës, i cili për 20 vjet, u mundua me mish e me shpirt që të realizonte ëndrrën e tij për aneksimin e Shqipërisë së Jugut. Pra ishte Ilir Meta, ai që ia dha nënshtetësinë shqiptare, e cila ishte refuzuar nga presidentët paraardhës.

Para këtij akti prej tradhtari, më 11 Tetor 2016, kur Ilir Meta ishte kryetari i parlamentit shqiptar thuhet që: – Në kuadër të vizitës në Greqi, ai u prit në Athinë nga Kryetari i Parlamentit të Greqisë, Nikolaos Voutsis dhe u dekorua me “Medaljen e Artë të Parlamentit Grek” në shenjë nderimi për kontributin e tij ndaj Greqisë.

Pra çfarë kontributi ka dhënë për Greqinë tradhtari Ilir Meta?!

Ilir Meta punon për agjenturat greke që prej 20 vjetësh, askush nuk mund ta mohojë këtë. Përveç kësaj, i urdhëruar nga shteti grek, agjenti Ilir Meta, aktualisht  President i Republikës së Shqipërisë, padrejtësisht i mohon Tahir Veliu-t – Kryetarit të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, të drejten e pajisjes me shtetësi të Republikës së Shqipërisë dhe kjo për faktin se Tahir Veliu më 13 Gusht 2016  është shpallur i padëshiruar (“non grata”) nga autoritetet greke, si element që përbën rrezik kombëtar për shtetin grek.

Besoj që nuk ka më tradhti se kaq…

Check Also

Radio-Kosova e Lirë refuzon “dekoratën” e kryetarit, Hashim Thaçi

Lidhur me “dekoratën” që i ka ndarë, kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi Radios Kosova e …

Leave a Reply