Kryefaqja / LSHB / “Urim” për tradhtarët që miratuan faljen e territorit të Republikës së Kosovës

“Urim” për tradhtarët që miratuan faljen e territorit të Republikës së Kosovës

Ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi, i cili u votua me 80 vota pro, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, nuk u kalua në heshtje nga opinioni publik.

Reagim të fortë ka bërë kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, z. Tahir Veliu, që e ka cilësuar këtë çështje si tradhti të pastër kombëtare, ku Kosova humb mbi 8000 ha tokë shqiptare. Z. Veliu e ka kundërshtuar këtë marrëveshje, që në fillimet e saj.

Në një postim të orës së fundit, ai shpreh indinjatën e thellë dhe zemërimin ndaj politikanëve tradhtarë të Kosovës.

“Ju mallkoft gjaku i dëshmorëve të kombit, që po shkatërroni Atdheun dhe ardhmërinë tonë.
Ju faqezinjë, tradhtorë, agjentë e bashkëpunëtor të armiqve, rob të të Beogradit e Cetinjës nesër do të akuzoheni që kjo tokë do të pij më shumë gjak e lot nënash, sesa ujë nga shiu, për shekujë me rradhë…!

Demarkacioni sikurse Marrëveshja Detare me Greqinë është tradhti kombëtare, që cenon rëndë sigurinë e kombit shqiptar! Sigurisht, që ata që janë të dekoruar nga Greqia, sikurse Ilir Meta e përshëndesin aktin e tradhtisë së Prishtinës përmes demarkacionit sepse ata ashtu duan të arsyetojnë tradhtinë e tyre, që po pregaditen ta bëjnë në Tiranë përmes faljes së detit tek Greqia shoviniste.

Trojet shqiptare historikisht janë kërcenuar, dëmtuar dhe ndarë nga armiqtë dhe agjentet e tyre shqipfolës; “shqiptarë” të asimiliuar dhe të tjetërsuar në turkofil, grekofil, serbofil, sllavobullgarofil dhe të tjerë të zhveshur nga ndjenja kombëtare.

Kjo histori e dhimbshme akoma vazhdon edhe sot, prandaj ky mjerim mund të ndalet vetëm nga shqiptarët që mbi të gjitha kanë Atdheun – Shqipërinë dhe flamurin shqiptar.

Shqipëria e Bashkuar nuk ka nevojë për individë të infektuar nga kuzhinat anti-shqiptare të Stambollit, Athinës, Beogradit, Moskës …!

Mjerë Atdheu për këta faqezinjë të klasës politike, që Atdheu i tyre i vetëm është TRASHJA E “KULETËS” së tyre, në kurriz të shqiptarëve!

Edhe në gjum mendojnë se si ta vjedhin pasurinë e popullit, shtetin dhe ta vazhdojnë kontrabandën me armiqtë tanë!

Tahir Veliu
Kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar dhe autor i librit “Platforma për Shqipëri të Bashkuar”

Check Also

Sot themelohet dega e LSHB-së në Gjirokastër

Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar z. Kastriot Berishaj njofton gjithë atdhetarët shqiptarë gjirokastritë …

Leave a Reply