Kryefaqja / OPINION / Afera CEZ-DIA, Meta e Berisha nën hetim për vdekjen misterioze të ish ambasadorit shqiptar në Pragë Qazim Tepshi dhe ish drejtorit juridik të METE Zamir Stefani

Afera CEZ-DIA, Meta e Berisha nën hetim për vdekjen misterioze të ish ambasadorit shqiptar në Pragë Qazim Tepshi dhe ish drejtorit juridik të METE Zamir Stefani

Hetimi për aferën e CEZ ku Sali Berisha i solli një humbje prej 414 milionë euro shtetit shqiptar tashmë është në fazën e fundit.

Janë thirrur juristi i OSSH Romeo Kara, njeriu që zbardhi këtë aferë të stërmadhe me paratë e shtetit. Por dhe nxori në dritën e diellit tërë maskarallëqet e Sali Berishës, djalit të tij Shkelzen Berisha, Nuel Kalajt sekserit të tyre dhe tërë organeve të shtetit shqiptar për të përfituar në kurriz të qytetarëve shqiptarë.

Eshtë thirrur Taulant Balla ish kreu i Komisionit të posaçëm Parlamentar të hetimit të aferës së CEZ. Ka shkuar dhe ka shpjeguar tërë dosjen, tërë dokumentat e depozituar në funksion të zbardhjes së aferës së realizuar nga ish kryeministri Berisha dhe i biri Shkelzen.

Ka shkuar dhe ka dëshmuar në prokurori dhe vetë Shkelzen Berisha, autori kryesor i interlokutimit me çekët përmes Nuel Kalajt që të përfitonin sa më shumë në kurriz të shqiptarëve për xhepin e tyre në këtë aferë skandaloze të privatizimit të CEZ.

Ka dëshmuar dhe ish Ministri i METE Genc Ruli, njeriu që ka kopsitur dhe firmosur dosjen e privatizimit të divizionit të shpërndarjes së energjisës ose OSSH nga CEZ.

Nuk kanë dëshmuar ende Nuel Kalaj, sekseri i familjes Berisha që me një dorë mori 7 milionë euro nga një bankë e nivelit të dytë në Shqipëri.

Pritet të thirret dhe Sali Berisha nga prokuroria për të dhënë dëshminë e tij.

Ish kryeministri Berisha ka dhënë dëshmi në komisionin e hetimit të drejtuar nga Balla, por do të dëshmojë dhe në prokurori dhe vetë ai ka deklaruar se është i gatshëm ta bëjë një gjë të tillë.

Me gjithë akuzat që lëshoi për një hetim politik, janë 414 milionë euro të humbura për shtetin shqiptar nga afera e CEZ dhe nuk mund të kalohet shumë lehtë, thjeshtë me deklarata politike. Aq më tepër që të gjitha provat janë të kopsitura, të ardhura nga Praga por dhe nga SHBA përmes FBI-së amerikane.

Në të njejtën gjatësi vale është dhe dosja e DIA, kompania e krijuar nga Kastriot Ismailaj i cili gjendet në burg për vjedhje.

Humbja është mbi 70 milionë euro dhe në këtë aferë janë të involvuar ish zv.kryeministri e ministër i Jashtëm i asaj kohe, Presidenti aktual Ilir Meta.

Madje dyshimet janë se Meta është dhe pronari kryesor i DIA, kompania e krijuar për të mbledhur borxhet e këqia të CEZ. Për të cilën Ilir Meta ka shkuar deri në Pragë për të negociiuar tek CEZ që ta pranonte këtë kompani si mbledhëse të borxhit.

Por gjatë hetimit të këtyre aferave që do bashkohen në një dosje të vetme, e vetmja mundësi për ti hetuar tamam dhe rikthyer hetimin për DIA, janë hasur dy elementë misteriozë.

Kështu, është hasur vdekja e papritur e ish ambasadorit shqiptar në Pragë në atë kohë, Qazim Tepshi. Por dhe ajo e ish drejtorit të Drejtorisë juridike të Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjisë Zamir Stefani.

Të dy janë ndarë nga jeta papritmas nga goditje apo atak në zemër, duke qënë shëndoshë e mirë.

Madje ish-juristi i CEZ-it në arbitrazh, Romeo Kara ka ngritur dyshime serioze për vdekjen e ish-ambasadorit shqiptar në Pragë, Qazim Tepshi e të Zamir Stefanit, të dy dëshmitarë i privatizimit të OSSH-së.

Sipas Kara, Tepshi vdiq nga një atak në zemër pak para shpërthimit të skandalit të CEZ, në shtator të vitit 2015.

Nga i njëjti shkak në mënyrë misterioze vdiq edhe Zamir Shtefani, vetëm pak javë pas dhënies së dëshmisë për aferën CEZ. Dhe ai dinte shumë pasi ishte një ndër juristët dhe drejtuesit më të vjetër të kësaj ministrie, dhe njeriu-simbol që përballonte dhe bënte gjithë punën specifike juridike në këtë ministri.

Kush e ka njohur Stefanin mund të flasë për aftësinë e tij por dhe humorin dhe shëndetin e rregullt të tij. Pikërisht këto elementë të hasur në dosjen e CEZ dhe DIA kanë sjellë dhe dyshime të arsyeshme për lidhjen misterioze te vdekjes së dy njerëzve që dinin gjithçka për aferën e CEZ, personat e involvuar në këtë aferë dhe mund të nxirrnin probleme.

Duke e bërë të domosdoshme thirrjen e Sali Berishës dhe Ilir Metës si të dyshuar për vdekjen misterioze të Tepshit dhe Stefanit, dhe marrjen nën hetim të ish kryeministrit dhe presidentit aktual. Pasi ngjarjet duket se janë të lidhura.

Teksa zbadhen hap pas hapi të gjitha aferat e privatizimit korruptiv të OSSH shqiptare nga CEZ, dalin në skenë emra që kanë luajtur rol kryesor në këto afera.

Kështu, pas emrit të ish-ministrit të Jashtëm Ilir Meta që ka lobuar për kompaninë DIA të Kastriot Ismailajt në Pragë për të mbledhur borxhet e CEZ, del që dhe Sali Berisha dhe i biri Shkelzen Berisha kanë qënë të përzier që në fillim në aferën e privatizimit të CEZ. Ku sekserët Nuel Kalaj dhe Mergjani kanë qënë të caktuar ‘non stop’ nga Berisha, për të garantuar përfitimet nga këto afera.

7 milionë euro me një dorë dhe para të tjera prej mijra e miliona eurosh si për Berishën ashtu dhe për Metën janë maja e ajzbergut e këtyre aferave korruptive në vetëm katër vite qeverisje bashkë.

Ish ambasadori i vdekur Qazim Tepshi, “nyja” lidhëse e Berishës, Metës dhe CEZ

Lidhja e dyshimtë e kreut të LSI-së Ilir Meta me biznesmenin Kastriot Ismailaj është përfolur që në vitin 2011 kur partia e tij ishte në koalicion me PD-në.

Në janar të atij viti Meta do të linte edhe Ministrinë e Ekonomisë dhe Energjitikës, që e kishte marrë nga Dritan Prifti, me arsyetimin për t’iu përkushtuar më shumë lidhjeve me elektoratin. Po ato ditë media do të botonte fakte mbi lidhjet e Metës me Ismailajn duke hedhur dyshime për njeriun që kreu i LSI e kishte prezantuar te kompania çeke CEZ si njeriun e duhur për të mbledhur borxhet e saj.

Sipas të njëjtave burime mediatike ndërkombëtare bëhej e ditur se bashkëpunëtori i ngushtë i Metës ishte i përfshirë në një hetim ndërkombëtar si person kyç për një proces të pastrimit të pareve, duke blerë përmes kompanisë së tij një nga minierat më të mëdha të zinkut në botë, që gjendet në Kongo.

Kastriot Ismailaj, për të cilin Ilir Meta ka kërkuar nga kompania CEZ të bëhet nënkontratori i saj për mbledhjen e borxheve të vjetra të KESH, rreth 200 milionë euro, është një person në hetim ndërkombëtar për pastrim parash.

Media ka sjellë në vëmendje edhe një udhëtim të Metës në Pragë nga data 29 nëntor deri më 1 dhjetor 2010 në kohën e përmbytjeve të mëdha të Shkodrës.

Vizita ishte konfirmuar edhe nga ish ministri i LSI Dritan Prifti dhe kishte si qëllim të bindte çekët që të lidhnin marrëveshje me Ismailajn për mbledhjen e borxheve të vjetra të KESH.

“Ilir Meta ka shkuar në Çeki kur Shkodra përmbytej për t’i kërkuar CEZ t’i jepte Kastriot Ismailajt, një personi me dosje, një kontratë për të mbledhur borxhet e vjetra. Janë 200 milionë euro borxhe. Nëse ai i mbledh, merr 50%”, tha ish ministri i LSI, i ndjeri Prifti në atë kohë.

Ilir Meta kishte shkuar i ftuar privatisht në Pragë nga kompania CEZ. Ai ka fjetur në një nga hotelet më të shtrenjta në Prage, në hotel “MANDARIN”. I vetmi që e ka shoqëruar deri tek ministri i Ekonomisë çeke dhe zv/ministri i Jashtëm në takime të shkurtra kortezie ka qenë ambasadori Qazim Tepshi, i cili në përpjekje për të ruajtur sekretin e vizitës së zëvendëskryeministrit të asaj kohe Meta, i ka dhënë vetë makinës së ambasadës me flamur shqiptar duke e dëmtuar atë.

Aksidenti ka ndodhur nga përpjekjet e ambasadorit për të ndjekur pas makinën e Ilir Metës. Duke u ndarë nga jeta në mënyrë të mistershme vetëm pesë vite më pas kur nisi zbardhja e aferës.

Duke u rikthyer te vizita private në Pragë, mësohet se pas kësaj Meta është shoqëruar nga zëvendësdrejtori i përgjithshëm i kompanisë CEZ në selinë e CEZ, në Pragë. Ai ka vizituar një nga centralet bërthamore në Çeki, dhe ka darkuar vetëm për vetëm me zv/drejtorin e CEZ.

Ndërkohë që Sali Berisha ka deklaruar se nuk ka qenë në dijeni të marrëveshjes mes OSSH dhe DIA për borxhet e CEZ. Po ashtu, Berisha ka pretenduar se nuk e njeh Kastriot Ismailajn. Por, e vërteta është ndryshe.

Mediat kanë shkruar se dhe ish-shefi ekzekutiv i CEZ Shpërndarje, Jozef Hejsek, ka fundosur Sali Berishën në një dëshmi të dhënë për Clifford Chance.

Avokati i palës shqiptare në arbitrazh, kundër DIA lid, Clifford Chance, ka pohuar se Kastriot Ismailajn e ka prezantuar ish ambasadori i Shqipërisë në Pragë, Qazim Tepshi.

Të dy së bashku kanë shkuar në zyrën e kryeministrit të asaj kohe Berisha dhe zyrën e ish kryetarit të ERE, Bujar Nepravishta, ku ka qenë prezent edhe këshilltari i tij zyrtar Ahmeti, ish kryetar i ERE.

“Qeveria shqiptare propozoi që të gjeja dikë që të kishte njohuri me botën e biznesit shqiptar. Tepshi, që ishte në atë kohë ambasador aktiv në Pragë, pas diskutimeve me Ministrin e Punëve të jashtme (Ilir Meta) performoi në rolin e tij si këshilltar i qeverisë shqiptare në marrëveshjet me operacionet ndërkombëtare të CEZ në Pragë.

Ai, rekomandoi z. Kastriot Ismailaj si një mbledhës borxhesh të jashtme dhe e prezantoi atë si një aleat të ministrit të Jashtëm dhe të kryeministrit Sali Berisha.

Kjo mund të ketë ndodhur në vjeshtën e vitit 2009”, pretendon Hejsek.

Pra si Berisha ashtu dhe Meta kanë pasur një “nyje” të përbashkët shqiptar: Ish-ambasadorin e ndjerë Qazim Tepshi. I cili ndahet nga jeta në mënyrë misterioze nga një “goditje” në zemër.

Avokati ka rrëfyer më tej mënyrën se si hyri në lojë Ismailaj. “Pas këtij procesi, unë kam hyrë në komunikim për çështjen. Z. Tepshi më prezantoi me z. Ismailaj në Tiranë si një person që kishte lidhje të mira e besimin e ministrit të Jashtëm. CEZ Shpërndarje, e trajtoi Ismailajn si një “kandidat” të qeverisë shqiptare për të mbledhur borxhet e vjetra të energjisë elektrike”. Por nuk ndalet këtu Hajcek në dëshminë e tij.

Ai, duke përmendur rolin e Ismailajt thotë se ky e prezantoi veten si një specialist të mbledhjes së borxheve dhe njohës të politikës dhe biznesit shqiptar.

“Së bashku me zotin Ismailaj, gjithashtu takova zotin Nepravishta, kryetarin e ERE dhe këshilltarin ligjor në atë kohë, emri i të cilit ishte Petrit Ahmeti”, thotë për këtë çështje Hajcek.

Por të njejta pohime bën dhe bahskëshortja e Ismailajt të burgosur, Vojsava. Që shton madje se Meta ka berë në fillim presion që të kërkonin sa më shumë nga CEZ para për DIA-n.

Pas daljes në sipërfaqe të problemeve Vojsava Ismailaj akuzon Metën se e ka kërcënuar me jetë që mbyllë gojën.

Shkelzen Berisha udhëtoi me Ismailajn drejt Vjenës, si e shpjegon djali i ish kryeministrit

Por ka qënë familja Berisha e involvuar dhe në aferën e DIA-s bashkë me atë të CEZ. Tashmë faktet po dalin në dritë të diellit përmes dokumenteve.

Shkëlzen Berisha vetë e ka pranuar se ka qënë në Pragë, teksa ka reaguar pas akuzave të ish-juristit të OSSH, Romeo Karaj, se ka udhëtuar me Kastriot Ismailajn në Vjenë.

Ai thotë se ka udhëtuar rastësisht me të në të njëjtin avion. Sheklzen Berisha u shpreh asokohe se po sulmohet politikisht për shkak se po afrojnë zgjedhjet.

Ai ka kërcënuar ndërkohë Romeo Karajn, me ndjekje penale.

“Nje nga tualetet mediatike te Rames që ushqehet me para publike përmes koncesioneve të dhëna nga qeveria, përcolli shpifjen e radhes sipas se ciles une paskam udhetuar me z.Ismailaj (me te cilin nuk kam pasur kurre asnje lloj lidhje e aq me pak pune apo udhetime te perbashketa) drejt Prages per ta ndihmuar ate ne lidhje me kontratat e tij me CEZ.

Per ta vertetuar kete u serviren disa gjysma datash kur z.Ismali dhe une kemi rastisur ne vajtje ose ne kthim (asnjehere ne te dyja) ne te njejtin avion ne segmentin Tirane – Vjene.

Per te hamendesuar per ate qe ka ndodhur pertej ketij segmenti, ne mungese te fakteve, media ne fjale serviri shpifjet e porositura te njerit prej uritheve te Rames.

Une si cilido pasagjer pergjigjem vetem per veten dhe destinacionin tim dhe nuk mbaj asnje pergjegjesi kush hipen apo ku shkojne 200 udhetaret e tjere te avionit. Pavaresisht kesaj deklaroj me pergjegjesi te plote ligjore se nuk kam udhetuar kurre as ne Prage dhe ne asnje destinacion tjeter te rruzullit as me z.Ismailaj as me ndonkend te afert me te”, pranon Shkelzen Berisha. I cili paska pasur njohje dhe me Ismailajn.

Pasi kishte refuzuar më parë njohjen me Nuel Kalajn, sekserin e familjes dhe atë e pranoi se e njihte. Duke treguar qartë se dashje pa dashje të gjithë kanë përfituar nga afera e CEZ dhe DIA.

Vetëm ish-ambasadori në Pragë Qazim Tepshi dhe ish drejtori i përgjithshëm Juridik në METE Zamir Stefani kanë dalë të humbur, duke u ndarë nga jeta gati vite më vonë.

Tashmë prokuroria ka vendosur ti shkojë në fund hetimit për vdekjen e tyre, duke thirrur Sali Berishën dhe Ilir Metën nën hetim. Burgu afrohet shumë për ta./Pamfleti.com

Check Also

Shqipëria i ofron baza tokësore, detare e ajrore ushtarake SHBA-së

Sekretari amerikan i Mbrojtjes James Mattis falenderoi sot Shqipërinë për angazhimin e saj në NATO …

Leave a Reply