Kryefaqja / PERSONALITETE / BEHAJDIN ALLAQI (?!)

BEHAJDIN ALLAQI (?!)

Behajdin Allaqi (i lindur më 7 prill 1963 në Prizren – i “zhdukur” më 11 qershor 1998) ishte veprimtar dhe intelektual shqiptar i çështjes kombetare gjatë viteve 80-dhjeta dhe 90-dhjeta, i cili, së bashku me Fadil Vatën, Afrim Zhitinë ishin udhëheqësit e levizjes klandestine për çlirim që njihej me emirin Levizja për Republikën e Kosovës. Behajdin Allaqi ka qenë edhe pjesëtar i UÇK-së.

Më 19 shkurt 2016 Behajdin Allaqi dekorohet me urdherin Hero i Kosovës nga presidentja Atifete Jahjaga.

Behajdini lindi në Prizren. Shkollën fillore dhe atë të mesmen e kreu në Vendlindje. Si nxenës në shkollën e mesme revolohet kundër padrejtësive të regjimit serb. Në vitin 1981 merrë pjesë në demostrata dhe shkruan parrulla “Kosova-Republikë” në qytet dhe ne fshatrat e Prizrenit dhe për këtë veprim arrestohet nga angjentët e UDB-së por në mungesë të provave lihet i lirë, nën vazhgim.

Në vitin 1981 Behajdini regjistrohet Fakultetin Filizofik – Dega Filozofi në Universitetin e Prishtinës. Studimer i përfundon me sukses të shkelqyeshëm ne vitin 1986. Pas studimeve Behajdini lidhet me lëvizjet klandestine për çlirimin e Kosovës.

Në vitin 1986 Behajdin Allaqi punësohet si profesor i sociologjisë në Gjimnazin e Prizrenit, ku bashk me porfesor Xhemajl Berishen angazhon në veprimtari në lëvizjet për çlirimin e Kosovës dhe pikërisht në këtë kohë ai takohet me Fadi Vatën, që ishte edhe njëri nga udhëheqësit e LPRK-se në Kosovë dhe Behajdini kyçet në kryesinë e LPRK-së dhe caktohet kryetar i Degës në Prizren. Pas një konferencë të LPRK-së ai njoftohet edhe me Afrim Zhitinë.

Pas vrasjes se Afrim Zhitisë dhe vdekjes së Fadi Vatës, e gjithë barra drejtuese LPRK-së bie në supet e porfesor Allaqit, i cili me ndihmën e shumë njerëzve këtë lëvizje e fuqizon në terë Kosovën.

Gjatë viteve 1992-1994 ai lidhet edhe me kolosin e çështjes politke shqiptare Ukshin Hotin.

Behajdin Allaqi në vitin 1991 kishte theskuar avancimin e LPRK-së në organizatë politiko-ushtarake.

Në vitin 1993 Behajdin është dënuar me 2 vite burg për shkak të angazhimit të tij patriotik.

Pas lirmit nga burgu në vitin 1996 deri në vitin 1998 punoi në Gjimnazin e Prizrenit.

Në fillimin e luftës së Kosoves, në shkurtin e vitit 1998, Behajdini ishte njëri nder të parët që ju bashkangjite celulave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën e Pashtrikut.

Më 11 qershor të vitit 1998, në afërsi të Drenasit, ku ishte se bashku me disa pjesëtarë të Shtabit të UÇK-së, i humb kontaktet dhe nga ajo ditë nuk dihet asgjë për Behajdin Allaqin. Në një njoftim është thënë se Behajdini “ra heroikisht për lirinë dhe pavarsinë e Kosovës…” Megjithatë deri sot nuk dihet se në cilin vend “ra heroikisht” Behajdin (Myrteza) Allaqi. Personi fundit që duhet të ketë qenë me Behajdin ka qenë presidenti aktual i Kosovës, Hashim Thaçi.

As sot falmiljarët dhe bashëveprimtarët nuk e dinë vendndodhjen e varrit të Heroit Behajdin (Myrteza) Allaqi!

[ Marrë nga enciklopedia elektronike (ku është publikuar me gabime të mëdha derjtshkrimore dhe pasaktësi të vogla): https://sq.wikipedia.org/wiki/Behajdin_Allaqi ]

***

Për infomim me të plotë mund të lexoni kujtimet e Bashkëveprimtarit Binak Berisha:

http://pashtriku.org/?kat=64&shkrimi=928

Marr nga fb: I. Kelmendi

Check Also

Atdhetari i pavdekshëm shqiptar Abdyl Frashëri: Epiri është dhe do të mbetet gjithmonë shqiptar

Atdhetari dhe Diplomati i Shquar I pavdekshem i popullit shqiptar Abdyl Frashëri, i drejton redaksisë …

Leave a Reply