Kryefaqja / LSHB / Çamëria çmend “grekët” ardhacakë, rikthimi i saj është i pashmangshëm

Çamëria çmend “grekët” ardhacakë, rikthimi i saj është i pashmangshëm

Rilindasi i shquar, dijetari i madh, shkrimtari, publicisti dhe ideologu kryesor i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare ka deklaruar: “E VËRTETA është si uji i nxehtë që del nga toka, shkrin dëborën dhe akujt përreth, i merr me vete dhe shtohet duke shkuar përpara. Sado që ky ujë mund të ngrijë duke u ftohur vazhdimisht, pa kaluar shumë kohë prapë bëhet siç ka qenë, ujë i rrjedhshëm.”

Kështu është edhe emri i ÇAMËRISË, i cili sado kohë që kalon prapë është një plagë e madhe e shqiptarëve që kërkon shërim, kjo dhimbje e madhe sa shkon e rritet në shpirtin e shqiptarëve që kanë filluar procesin e rikthimit të natyrshëm të trojeve shqiptare, sipas altit juridik të 28 Nëntorit të vitit 1912.

Ministri i Jashtëm grek, Nikolaos Kotzias kërcenoj Tiranën se “Nuk dua në takim asnjë fjalë për Çamërinë. Nëse më përmendet Çamëria iki nga takimi”, por ajo ç’farë do duhej të ndodhte është që Shqipëria të mos pranonte fare bisedime apo vizita me një shtet shovinist sikurse Greqia, e cila juridikisht është në gjendje lufte me vendin tonë. Vetëm pas heqjes së Ligjit shovinist grekomadh dhe mund të zgjidhen çështjet e hapura mes dy shteteve duke respektuar dhe zbatuar konventat ndërkombëtare.

Ministër i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati duhet të veproj sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe çështjen e pazgjidhur mes Shqipërisë dhe Greqisë ta merr seriozisht dhe sipas Kushtetutës dhe Rezolutave të Republikës së Shqipërisë dhe konventave ndërkombëtare të dorëzoj dosjen e krimeve greke ndaj Çamërisë dhe këtë të mos ua lë si kartë manipuluese, atyre që manipulojnë shqiptarët për një “Republikë të Çamërisë” të shpallur në Hagë dhe këtyre faqezinjëve në Tiranë që pranuan të radhitën në të njejtën listë zgjedhore me antishqiptarin dhe agjentin grek, Vangjel Dule.

Republika e Shqipërisë e ka obligim kushtetues të merret me këtë çështje dhe Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar kërkon nga institucionet përkatëse të shtetit të orientohen drejtë në zgjidhjen e çështjes së Çamërisë, duke filluar me paditjen e shtetit grek për gjenocid ndaj shqiptarëve autokton të Çamërisë, anulimin e menjëhershëm të bisedimeve me Greqinë rreth hapësirës detare, dëbimin e agjentit grek, Anastas Janullatos, i cili aktualisht ka pushtuar Kishen Ortodokse të Shqipërisë, si dhe të ndaloj dhe dëboj të gjithë agjentet e tjerë grekomadh, që përmes keqpërdorimit të Kishes Ortodokse janë duke punuar jashtëligjshëm për helenizimin e Republikës së Shqipërisë. Të ndalohet dhe të anulohen të gjitha kërkimet për varreAt imagjinare greke brenda territorit të sotëm të Republikës së Shqipërisë, si dhe të kërkoj lejimin e shkollave shqipe kudo në Greqi ku ka shqiptarë, të cilët botërisht dihet se përbëjnë mbi 60% të popullsisë së Greqisë (Moresë arbërore).

Përveç kërkesave të lartëcekura, Republika e Shqipërisë lidhur me çështjen e Çamërisë dhe shqiptarëve nën Greqi të kërkoj, si më poshtë:

– Njohjen e egzistencës së kombësisë shtetformuese shqiptaro-arvanitase në Greqi

– Regjistrimin e menjëhershëm të popullsisë

– Ndalimin e politikave kërcenuese të shtetit ndaj shqiptarëve dhe arvanitasve

– Rikthimin e popullsisë shqiptare në Çamëri

– Njohjen e shtetësisë së dyfishtë

– Rikthimin e pronave të shqiptarëve të Çamërisë

– Kompensimin për përdorimin e jashtëligjshëm të pronave shqiptare

– Njohja e gjenocidit ndaj çamëve

– Organizimin e pushtetit dhe administratës në gjuhën

shqipe, si gjuhë zyrtare

– Hapjen dhe financimin e shkollimit në gjuhën shqipe, të të

gjitha niveleve jo vetëm në Çamëri por kudo në Greqi, sipas konventave ndërkombëtare.

Vetëm pas rikthimit të 15.674 km2 territor shqiptar, që sot është nën pushtimin e egër të Greqisë mesjetare mund të ulemi dhe të bisedojmë me pjesën e mbetur të Greqisë.

Tahir Veliu

Kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar dhe autor i librit “Platforma për Shqipëri të Bashkuar”

Check Also

“Bravo Notis, arrite të bindësh një tufë alabakësh…”, gazetari shfryn ndaj koncertit të nazistit

Ardhja e këngëtarit nazist grek Notis Sfakianakis mbrëmjen e djeshme në Shqipëri dhe koncerti i …

Leave a Reply