Kryefaqja / LSHB / Deklaratë rreth skeçit humoristik Kosovë-Serbi për arrestimin e Gjuriçit

Deklaratë rreth skeçit humoristik Kosovë-Serbi për arrestimin e Gjuriçit

Më në fund përfundoj skenari i mirë pregaditur i skeçit humoristik të “lajmit të madh” për kinse arrestimin e të ashtuquajturit shef i Zyrës për Kosovën në qeverinë shoviniste të Beogradit, Marko Gjuriç.

Ky skeç i mirë organizuar nga faqezinjtë e Republikës së Kosovës dhe Serbisë shoviniste kishte si qëllim “mbulimin” e tradhëtisë së Demarkacionit, ku Kuvendi i Republikës së Kosovës, i kapur nga bandat kriminale fali një pjesë të madhe të territorit të shtetit, ndërsa arsyeja tjetër e kësaj “vepre madhështore” ishte para pregaditja e terrenit për tradhtinë tjetër të radhës; krijimin e “Zajednicës” ndryshe të njohur si Bashkësi e Komunave me Shumicë Serbe, që kjo klasë e çorientuar, kriminale dhe antiShqiptare (përveç një partije që ka qenë kundër të tjerët e kanë nënshkru), që synon krijimin e Republikës Serbe në Kosovë, jashtë kontrollit të Republikës së Kosovës, ashtu siç veprojnë të organet lokale të veriut dhe enklavave serbe.

Keqpërdorimi i Policisë së Kosovës nga faqezinjtë e politikës së Kosovës, si të bashkëpunëtorë dhe financuar nga Marko Gjuriçit është i papranueshëm dhe dëmton rëndë pavarësinë e Policisë së Repiblikës së Kosovës, e cila do duhej të vepronte pa urdhëra politik dhe e pavarur nga bandat kriminale të faqezinjëve që kanë pushtuar Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Tahir Veliu

Kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar dhe autor i librit “Platforma për Shqipëri të Bashkuar”

Check Also

30 arsye pse jetoj ende në Shqipëri

Nga Eva Kushova Se këtu kam prindërit, motrat, vëllain, të afërmit e mi. Se flas …

Leave a Reply