Kryefaqja / OPINION / Demonstratat e 81-shit apo kthesa e madhe (Foto/Video)

Demonstratat e 81-shit apo kthesa e madhe (Foto/Video)

Demonstratat e 11 marsit të vitit 1981 nuk ishin rastësi në historikun tonë.  Ato kishin një vazhdimësi qysh nga orët e para të lëvizjes sonë për liri dhe pavarësi kombëtare. Dhe, ato do të paraqesin edhe një hallkë të rëndësishme në përpjekjet për çlirim të popullit shqiptar të Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare nën ish-Jugosllavi.

Më 11 dhe 26 mars të vitit 1981 shpërthyen demonstratat studentore të Universitetit të Kosovës.

Shqiptarët mbetën i vetmi popull që më së shumti u ballafaqua me kërkesën legjitime për liri dhe pavarësi, si një çështje e drejtë historike, e krijuar në ciklin kohor të padrejtësive historike. Ata, dy dekada para përfundimit të mileniumit që e kemi lënë pas, do të kërkonin vetëm atë që iu takonte – të drejtën e tyre, kërkonin që kjo pjesë e robëruar të fitonte lirinë e merituar.

Kjo kërkesë shteteve të botës do u trokas në ndërgjegje si një vonesë historike. Vetëm pesë ditë pas, më 1 e më 2 prill, me kërkesat e demonstruesve u solidarizua i gjithë populli. Sipas të dhënave zyrtare të asaj kohe, gjatë këtyre demonstratave pati 9 të vrarë dhe 15 të plagosur, ndërsa forcat e policisë serbe patën 2 të vrarë dhe 17 të plagosur.

Krasniqi: Faktorët që ndikuan në shpërthimin e Pranverës shqiptare

Jakup Krasniqi ka përmendur disa nga faktorët kryesorë që sipas tij kanë shërbyer në shpërthimin e “Pranverës Shqiptare” siç e quan ai. Sipas tij ato demonstrata bënë një kthesë të madhe në historinë shqiptare.

Mirëpo ai ka edhe disa pyetje. Pse shqiptarëve të Kosovës edhe gjashtëmbdhjetë vjet pas çlirimit, e tridhjetë e katër vjet pas Pranverës Shqiptare nuk arritën t’i plotësojnë kërkesat për drejtësi e zhvillim ekonomik?

Ndër ata faktorë të rëndësishëm që ndikuan në ato ngjarje, e zhvillime shoqërore dhe para se gjithash kombëtare sipas Krasniqit ishin..

“1. Pushtimi i gjatë dhe i egër serb mbi Kosovën dhe trojet tjera shqiptare nga Serbia dhe Jugosllavia e Versajës, vazhdoi edhe në Jugosllavinë e AVNO-it, të njohur si Jugosllavia e Titos. Asnjë politikë serbe, asnjë sistem politik monarki, borgjezi a socialist ,komunist a neofashist i Millosheviqit nuk patën vesh t’i dëgjojnë kërkesat e shqiptarëve e as të bëjnë përpjekje serioze për integrimin e tyre, ata synim -kishin dëbimin dhe shfarosjen e kombit tonë. Lufta çlirimtare dhe gjenocidi serb e konfirmojnë ketë.”, shkruan Krasniqi duke shtuar.

“2. Politika kolonialiste serbe me politikën e mos zhvillimit ekonomik të Kosovës e të papunësisë, në një anë, dhe të grabitjes së pasurive të shumta të Kosovës, në anën tjetër, që e synonte Kosovën pa shqiptarë, domethënë, kërkonte dëbimin e shqiptarëve nga Kosova.

3. Mos zgjidhja e çështjes kombëtar në Jugosllavi siç ishte proklamuar nga Partia Komuniste e Jugosllavisë më vonë nga Lidhja e Komunistëve të Jugosllavisë, shtypja e vazhdueshme nacionale dhe mohimi i së drejtës së shqiptarëve për republikë e vetëvendosje.

4. Ngritja e vetëdijes kombëtare e cila kishte ardhur si rezultat i ngritjes arsimore të shqiptarëve të Kosovës, ngritje kjo që kishte ardhur edhe nga ndikimet arsimore e kulturore që vinin nga Republika Socialiste e Shqipërisë, përmes propagandës politike, literaturës politike, historike, letërsisë dhe artit shqiptar përgjithësisht, nga Radio e Televizioni Shqiptar dhe shtypi shqiptar që në forma të ndryshme depërtonte nga Shqipëria.

5. Politika ndërkombëtare, veçmas relacionet Lindje – Perëndim, tensionet e Luftës së Ftoftë kishin rënë, demokracia perëndimore po fitonte terren mbi “demokracinë” lindore, si dhe lëvizja e Solidarnost në Poloni që po i trimëronte popujt e Evropës Lindore për t’u çliruar nga sistemi monist. Edhe “Perestrojka” e Gorbaqovit i dha grushtin e fundit sistemit totalitar.”, ka përfunduar ai.

Check Also

“Bravo Notis, arrite të bindësh një tufë alabakësh…”, gazetari shfryn ndaj koncertit të nazistit

Ardhja e këngëtarit nazist grek Notis Sfakianakis mbrëmjen e djeshme në Shqipëri dhe koncerti i …

Leave a Reply