Kryefaqja / LAJME / Doruntina Sylejmani, kampione bote në Matematikë, bëhet studente në Princeton

Doruntina Sylejmani, kampione bote në Matematikë, bëhet studente në Princeton

Doruntina Sylejmani është kampione dhe medaliste olimpike për Matematikë në Olimpiadën Ndërkombëtare për Matematikë.

Ajo përveç kësaj, ka arritur dhe një sukses tjetër duke u pranuar në Universitetin Princeton, që është instituti i katërt më i vjetër arsimor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ambasada e Kosovës në Amerikë e ka bërë të ditur këtë nëpërmjet një postimi në Twitter ku thuhet: “Njihuni me Doruntina Sylejmanin, medaljen e parë të Kosovës në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës. Doruntina është në Matematikë, ajo që Majlinda është në xhudo, një kampione bote dhe medaliste. Sot ajo është studente në Princeton, me bursë.

Check Also

Propagandë me ‘Vorio-Epir’, ekstremistë grekë zbarkojnë sërish në jug të Shqipërisë

Mesa duket, gjëndja sa vjen e bëhet më alarmante në jug të Shqipërisë. Ekstremistë grekë, …

Leave a Reply