Kryefaqja / LSHB / Faqezinjtë që nuk e lejojnë Adem Jasharin në Prishtinë, nuk na integrojnë në BE

Faqezinjtë që nuk e lejojnë Adem Jasharin në Prishtinë, nuk na integrojnë në BE

Jemi në vitin 2018, 19 vite pas dëbimit të Serbisë gjenocidiste nga Kosova. Edhe pas 19 vitesh Komandanti Legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari mungon në kryeqytetin e Republikës së Kosovës. Shteti ynë, Republika e Kosovës këtë vit shënon 10 vjetorin si shtet i pavarur, ndërsa faqezinjtë e të gjitha partive politike ende nuk kanë pranuar që të nderojnë Komandantin Legjendar, që është vula kryesore e egzistencës së shtetit tonë dhe njëherit është një ndër udhërrefyesit me të denjë drejt qëllimit përfundimtar; bashkimit të Kosovës me shtetin amë -Shqipërinë, si pjesë e procesit të pashmangshëm të bashkimit të të gjitha trojeve shqiptare në një shtet të vetëm kombëtar – Shqipëri të Bashkuar.

Në vitin 2018 Komandanti Legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari ende nuk ka arritur të “liberalizoj” vizat për në kryeqytetin tonë Prishtinën, penguesit kryesorë të këtij turpi janë faqezinjtë dhe partitë e tjera politike papërjashtim. Ndërkohë, që faqezinjtë e klasës politike vazhdojnë propagandën e tyre për kinse liberalizim të vizave me Bashkimin Europian.

Jam i vetëdijshëm, që kjo klasë politike antiShqiptare me kokë nga Beogradi nuk është e gatshme të pranoj Komandantin Legjendar, Adem Jasharin në Prishtinë sepse janë pikërisht këta ata që e tradhtuan betimin e Adem Jasharit dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku thuhej se “Si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë

Medvegjë dhe Bujanoc), betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë dhe bashkimin e tyre…”

Kjo klasë politike, e cila “Rrugen e Kombit” e ka emëruar me dy emra, pra e ka ndarë në dysh, kjo klasë politike që ishte e paaftë ta emëroj këtë me emrin e natyrshëm “Rruga e UÇK-së”, kjo klasë politike që në tunelin e Kalimashit ka filluar plaçkitjen e shqiptarëve të gjunjëzuar ekonomikisht me të vetmin qëllim largimin e shqiptarëve nga njëri-tjetri duke i mbushur xhepat e kusarve të klasës polotike, kjo klasë politike e paaftë që në vend të simbolit tonë kombëtar Shqiponjë Dykrenare ka lejuar vendosjen e kryqit mbi kodren e Kalimashit, kjo klasë politike që urdhëron uljen e flamurit kombëtar shqiptar në Prishtinë, e largimin e bustit të kryeheroit kombëtar shqiptar nga objektet shtetërore kur vendin tonë e vizitojnë zyrtarë të Turqisë me politike Osmane, kjo klasë politike me kuletë të mbushur nga Athina e Beogradi është e paaftë të udhëheq dy shtetet tona shqiptare.

Përfundimisht, SHQIPTARËT duhet të marrin në dorë fatin e tyre, të ardhmen e fëmijve të tyre dhe ti thonë JO klasës politike, që për interesat e grupeve të ngushta partiake e kriminale po fal territor tokësor e ujor, ndërsa pasuritë natyore i përdorë agresivisht për pasurimin ilegal të familjarve dhe rrjetit të tyre kriminal.

SHQIPTARË BASHKOHUNI kundër FAQEZINJËVE, kundër KRIMIT TË ORGANIZUAR SHTETËROR, kundër TRADHËTARËVE që po sheshin ATDHEUN TONË.

Tahir Veliu

Kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar dhe autor i librit “Platforma për Shqipëri të Bashkuar”

Check Also

Arrestohet përsëri në pikën kufitare të Morinës kreu i LSHB-së Kastriot Berishaj

Sonte rreth orës 20:30, përsëri për arsyet e njejta është arrestuar në pikën kufitare në …

Leave a Reply