Kryefaqja / LAJME / Historiani nxjerr ‘bllof’ Edi Ramën: Greqia nuk na njeh akoma kufijtë tanë tokësor, vula apostille ‘një pikë uji në oqean’

Historiani nxjerr ‘bllof’ Edi Ramën: Greqia nuk na njeh akoma kufijtë tanë tokësor, vula apostille ‘një pikë uji në oqean’

Historiani dhe studiuesi Etnor Canaj komentoi, ditën e sotme, njohjen e vulës apostile nga shteti grek, ku lehtëson emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi. Sipas, profesor Canajt, kjo nuk mund të cilësohet një arritje, kur shteti grek nuk e njeh si shtet, Shqipërinë.

Historiani reagoi në profilin e tij në Facebook:

Reagimi i plotë

“Arritje” e madhe qe me “sabah”, pasi Greqia njeh vulat apostolike. Pyetje: po kufijte tane (te pakten ata londinez ) tokesor kur do na i njohe, meqenese ka kaluar gati nje shekull dhe ende nuk na njeh keto kufije qe na imponoi dikush tjeter?!

“I jemi qepur te tere “pellgjeve te ujit te kripur” sa do marrim ne e sa do marrin ata. Por, ne se shkohet per te diskutuar per ujin, si mund te diskutohet kur kunderpala nuk te ka njohur ende kufijte tokesor? Per çfare sovraniteti shqiptar jemi duke folur kur kunderpala nuk te njeh ende kufijte e delimituar tokesor? Per çfare reciprociteti jemi duke folur kur ne tryeze vihen per diskutim kufij tokesor qe shteti fqinj duhej ti kishte njohur me kohe? Perse duhet te ulem ne nje tryze te diskutoj me ty kur ti nuk me njeh ende si shtet me kufije tokesor te delimituar? Fillimisht ratifiko dhe shko firmos nje Protokoll te vitit 1913 e me mbas ulemi per te biseduar per te zgjidhur çeshtje “pellgjesh uji” dhe “refugjatesh shqiptar” qe nuk u njihen patentat apo vulat apostolike!”

Check Also

Skandali i Ministrisë së Arsimit, nxënësit 11-vjeçarë shqiptarë pyeten nëse kanë bërë seks anal

Një studim kombëtar që synon të zbulojë më shumë mbi sjelljen shëndetësore të nxënësve shqiptarë …

Leave a Reply