Kryefaqja / OPINION / LAJÇI: AI QË E VOTON DEMARKACIONIN DO TË JETË I MALLKUAR

LAJÇI: AI QË E VOTON DEMARKACIONIN DO TË JETË I MALLKUAR

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ali Lajçi, ka përdorur një gjuhë aspak politike për të përkufizuar ata që do ta votonin Demarkacionin me Malin e Zi në këtë formë që është – formë që për Lajçin është e gabuar.

Ai, në tryezë me temën “Shënimi i kufirit me Malin e Zi – Korrektimi para ratifikimit”, tha se ata që e votojnë Demarkacionin do të jenë të mallkuar.

“Nëse dikush e voton marrëveshjen e demarkacionit si të tillë, atëherë do ta mallkojë djalli. Do ta mallkojë historia”, ka thënë Lajçi.

Ish-anëtari i komisionit qeveritar për shënjimin e kufirit ne Malin e Zi shtoi se “territori i Republikës së Kosovës po rrudhet në mënyrë drastike”.

Check Also

Shqipëria i ofron baza tokësore, detare e ajrore ushtarake SHBA-së

Sekretari amerikan i Mbrojtjes James Mattis falenderoi sot Shqipërinë për angazhimin e saj në NATO …

Leave a Reply