Kryefaqja / LAJME / Lista serbe ia qet “faqen e zezë” koalicionit qeverisës, ka të bëjë me Trepçën

Lista serbe ia qet “faqen e zezë” koalicionit qeverisës, ka të bëjë me Trepçën

Lista Serbe thotë statusi i Trepçës figuron në marrëveshjen me koalicionin qeveritar

Lista Serbe sot, pas mohimit se deputetë të saj do të votojnë pro marrëveshje së Demarkacionit Kosovë – Mali i Zi, me një kumtesë për medie, ka kërkuar që të respektohet marrëveshja politike e kësaj partie me anëtarët e koalicionit qeveritar, e cila marrëveshje, përkujton kumtesa, është bazë e funksionimit të këtij koalicioni.

Ky grup politik, në kumtesën që e përcjell FoNet, ka paraqitur qëndrimin se për statusin e Trepçës, në veçanti për pjesën që gjendet në territorin e komunës me shumicë serbe, është arritur marrëveshja e koalicionit për pjesëmarrjen e Listës Serbe në Qeveri.

“Ne, pra, nuk e shantazhojmë askënd, as nuk lejojmë që ndokush të na shantazhojë, ndërsa nga partnerët e koalicionit presim respektimin e marrëveshjeve politike të cilat janë bazë për funksionimin e koalicionit qeverisës në Prishtinë”, ka kumtuar Lista Serbe.

Check Also

Protestë në Skenderaj, nuk duan që Vuçiq të shkelë në Drenicë

Ata kanë ftuar për protestë në sheshin ‘Adem Jashari’ në ora 06:00 të mëngjesit për …

Leave a Reply