Kryefaqja / LAJME / LSHB dënon ashpër sulmin fizik ndaj profesorit shqiptar në IRJM, Branko Sinadinovskit

LSHB dënon ashpër sulmin fizik ndaj profesorit shqiptar në IRJM, Branko Sinadinovskit

Branko Sinadinovski është një shqiptar, që rrjedh nga një familje shqiptare nën IRJM dhe që terrori dhe shovinizmi artificial sllavobullgar i shtetit hibrit të shpikur nga Tito ka tentuar ta tjetërsoj. Por, gjaku nuk bëhet ujë!

Kryetari i LSHB-së, z. Tahir Veliu ka reaguar, lidhur mbi këtë ngjarje të rëndë, ai u shpreh: “Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar angazhohet për rikthimin në identitet dhe mbrojtjen e tërë shqiptarëve, që shovinizmi mesjetar i shteteve armike ka tentuar t’i asimiloj dhe tjetërsoj. Sulmi fizik ndaj Brankos është shumë i rëndë. Ne nuk do rrijmë indiferent, por do mundohemi me forcat tona, që profesor Branko, të ketë mbrojtje të sigurtë.”

Ja reagimi i plotë:

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar reagon ashpër ndaj sulmit në misionarin e zgjimit kombëtar të shqiptarëve ortodoksë në Iliridë, z. Branko Sinadinovski, i cili është profesor universitar. Ai ndihet i rrezikuar menjëherë pas deklarimit të prejardhjes së tij etnike dhe mbështetjes për krijimin e një Bashkësie Fetare të Shqiptarëve Ortodoksë në Maqedoni.

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar angazhohet për rikthimin në identitet dhe mbrojtjen e tërë shqiptarëve, që shovinizmi mesjetar i shteteve armike ka tentuar t’i asimiloj dhe tjetërsoj.

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar i bënë thirrje qeverive të dy shteteve shqiptare në Tiranë dhe në Prishtinë që ta marrin në mbrojtje z. Sinadinovski dhe të angazhohen që qeveria sllavomaqedonase në Shkup, të gjëjë sulmuesit e z. Sinadinovski, të cilët duhet të denohen sipas ligjit, duke dhënë denimin maksimal, që në të ardhmen të parandalohen shkelje të tilla, që janë të denueshme sipas Konventave Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

Tahir Veliu

Kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar

Check Also

Kreu i LSHB-së Kastriot Berishaj viziton Memorialin e Vendvarrimit të Heroit Kombëtar Skënderbeu në Lezhë

Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar z. Kastriot Berishaj bëri një vizitë zyrtare, ditën …

Leave a Reply