Kryefaqja / LSHB / LSHB mbështet protestën qytetare në Kukës kundër taksës në Rrugën e Kombit

LSHB mbështet protestën qytetare në Kukës kundër taksës në Rrugën e Kombit

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar reagoi me anë të një deklarate, ku solidarizohet me protestën e sotme kundër taksës në Rrugën e Kombit dhe i këshilloi banorët e Kukësit dhe gjithë rrethinave përreth, të mos dorëzohen.

Ja deklarata e kryesisë së LSHB-së:

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar mbështet fuqishëm vullnetin e popullit shqiptar kundër klasës politike antishqiptare që keqpërdorë policinë e shtetit për të arritur qëllimet antikombëtare dhe të jashtëligjshme.

Në emër të LSHB-së dhe mbarë kombit shqiptar i përshëndes dhe falenderoj të gjithë ata që sot vepruan me vepra dhe jo fjalë koti.

Edhe një herë ua bëjmë me dije të gjithve se shqiptarët nuk pranojnë kufijtë e imponuar, prandaj më mënyrë paqësore largojeni kufirin Shqipëri – Kosovë, sepse edhe durimi i popullit shqiptar ka fund dhe jemi të gatshëm të veprojmë me të gjitha mjetet dhe metodat për rrënimin e kufijve antishqiptar dhe antieuropian që padrejtësisht ndajnë shqiptarët.”

Para liberalizimit të vizave me Europën e botën DUAM BASHKIMIN E TROJEVE SHQIPTARE NË NJË SHTET KOMBËTAR – SHQIPËRI TË BASHKUAR!

Tahir Veliu
Kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar

Check Also

LSHB thirrje për bojkot, koncertit të këngëtarit nazist grek Notis Sfakianakis

D E K L A R A T Ë Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar iu …

Leave a Reply