Kryefaqja / OPINION / LSHB: Reagim ndaj vendimit të RTSH në Korçë për transmetimin e lajmëve në gjuhen greke!

LSHB: Reagim ndaj vendimit të RTSH në Korçë për transmetimin e lajmëve në gjuhen greke!

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar reagon ndaj vendimit të drejtorit të televizionit publik, Radio Televizionit Shqiptar, Thom Gëllçi, i cili ka filluar transmetimin e lajmeve në gjuhën greke në Korçë.

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar kërkon ndërhyrjen e menjëhershe të Republikës së Shqipërisë, si themelues dhe financues i institucionit publik të Radio Televizionit Shqiptar. Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar kërkon pavarësisë të plotë editoriale të Radio Televizionit Shqiptar dhe respektimin në përpikshmëri të ligjit të Republikës së Shqipërisë për televizionin publik.

Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar kërkon shkarkimin e menjëhershëm të drejtorit të RTSH, Thom Gëllçi dhe shkëputjen e të gjitha lidhjeve të Radio Televizionit Shqiptar me organizatave terroriste greke, që synojnë aneksimin e Shqipërisë së jugut, siç është pseudo-politikani grekomadg, Ligoraq Karamelo, i cili është i lidhur me klasën politike të çorientuar kombëtarisht si kandidat i PBDNJ-së në Korçë në koalicion me Partinë Demokratike të Lulzim Bashës, nënshkruesit të faljes së detit shqiptar.

Përse duhet gjuha greke në Korçë kur nuk ka minoritet grekë atje, ndërsa shpirtshiturit për një pension grek sikurse Ligoraq Karamelo, kandidat i organizatës terroriste grekomadhe PBDNJ numërohen në gishta të dorës.

Tahir Veliu

Kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar

Check Also

“Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët”

Nga Marin Mema/Sado e ashpër të duket kjo thënie e Faik Konicës ajo është tërësisht …

Leave a Reply