Kryefaqja / OPINION / Marsi muaj i sakrificës i Lavdisë i Krenarisë Kombëtare!

Marsi muaj i sakrificës i Lavdisë i Krenarisë Kombëtare!

Marsi muaj i sakrificës i Lavdisë i Krenarisë i Zgjimit dhe i ndergjegjësimit të Kombit tonë të vuajtur, prandaj sot ndihemi krenar dhe i çmojmë të renët për liri dhe për Bashkimin e Shqipërisë. Ne duhët ta çmojmë sakrificën e tyre të shëjtë dhe sublime, duhet ta realizoim ënderrën e tyre të pastër ta kemi obligim çështjen tonë kombëtare që na shoqëron breza me radhë, sot kujtojmë sakrificen dhe triumfin e pishtareve të dritës që fituan përjetësinë, drita e tyre e ndezur në Korçë na shoqëroi na ngrohu shpirtin dhe na ushqeu shqip, sot është dita e mësuesit dhe e hapjës së shkollës së parë shqipe. Urime të gjithë mësimdhënësve dhe pedagogëve që janë në mision të shëjtë ne përhapjen e emansipimimit të popullit tonë. Lavdia qoftë mbi të gjithë pishtaret e parë të ABC-së PAPA KRISTO NEGOVANI, PJETER NINI LUARASI, PANDELI SOTIRI, MOTRAT QIRIAZI e shumë e shumë atëdhetar që u sakrifikuan për ta mbajtur gjallë gjuhën kulturen dhe traditen e lasht pellazgo-iliro-arberore. Viti 1887 ishte zgjimi ynë dhe përgaditja e Rilindjës Kombëtare. Marsi është muaji i Rinisë Shqiptare është muaji që tundi themelet e një krijese artificiale qe popullin shqiptar e mbajti të robëruar por kurr të nenshtruar. Marsi i Pranverës Shqiptare Studentore i vitit 1981 që zgjoi boten së shqiptarët janë të pushtuar dhe nuk gezojnë të drejta kombëtare për liri mirëqenje, dinjitet njërëzor e kombëtar prandaj u organizuan Protesta dhe demostrata per Bashkim Kombëtar. SAKRIFIKOI RINIA SHQIPTARE, KLASA PUNTORE, KLASA INTELEKTUALE por rruga vazhdoi me sakrifica dhe dhembje, shqiptarët vazhdimisht rezistuan dhe nuk u gjunjëzuan u organizuan në forma të ndryshme për realizimin e sublimit kombëtar. Marsi muaji i EPOPESË SË ADEM JASHARIT dhe i sakrificës së familjës Jashari që zgjoi boten dhe na tregoi se sa e shtrejtë është Liria na tregoi së Marsi vjen serisht dhe amaneti i ADEM JASHARIT na thot së Shqiptarët duhet të Bashkohen ngase njera pjesë e trupit e kërkon tjetrën. LAVDI TË GJITHË DËSHMORËVE TË KOMBIT.

Dëshmorët e Lagjës Jashari që dhanë jeten për liri nga mosha 5 vjeqare e deri në moshen 74 vjeqare. Tre breza të atrë të një familje të lavdishme.

Lavdi e përjetshme këtyre trimave e trimëreshave që gjithëmonë do të mbesin të pavdekshem në faqet e ndritura të historisë së Kombit Shqiptar.

Shaban Jashari (74)

Zahide Jashari (74)

Zarife Jashari (49)

Hamzë Jashari (47)

Adem Jashari (42)

Feride Jashari (42)

Adile Jashari (40)

Selvete Jashari (20)

Hidajete Jashari (18)

Fitim Jashari (17)

Afete Jashari (17)

Blerim Jashari (16)

Valdete Jashari (15)

Lirie Jashari (15)

Kushtrim Jashari (13)

Igball Jashari (13)

Blerim Jashari (12)

Igballe Jashari (11)

Fatime Jashari (9)

Blerina Jashari (7)

Hamide Jashari (70)

Sinan Jashari (66)

Hamit Jashari (62)

Sala Jashari (57)

Ali Jashari (58)

Qerim Jashari (53)

Qazim Jashari (48)

Sherif Jashari (47)

Elheme Jashari (45)

Kajtaz Jashari (44)

Bahtie Jashari (43)

Beqir Jashari (40)

Halil Jashari (38)

Faik Jashari (34)

Shahin Jashari (26)

Nazmi Jashari (26)

Murtez Jashari (22)

Avdullah Jashari (16)

Blerim Jashari (12)

Bujar Jashari (5)

Sadik Jashari (65)

Mihrie Jashari (53)

Afie Jashari (60)

Sabrie Jashari (20)

Hamdi Jashari (33)

Hanife Jashari (16)

Elfie Jashari (28)

Smajl Jashari (48)

Fatime Jashari (26)

Ukshin Jashari (21)

Ramiz Jashari (24)

Ajvaz Jashari (18)

Hajrie Jashari (-)

Halit Jashari (65)

Hajzer Jashari (20)

Osman Geci (55)

07-03-2017

Frasher Racaj

Check Also

“Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët”

Nga Marin Mema/Sado e ashpër të duket kjo thënie e Faik Konicës ajo është tërësisht …

Leave a Reply