Kryefaqja / LAJME / Në Shtëpinë e Shëndetit në Shtërpcë lëshohen receta me vulën e Republikës së Serbisë (Foto)

Në Shtëpinë e Shëndetit në Shtërpcë lëshohen receta me vulën e Republikës së Serbisë (Foto)

Në komunat e Kosovës me shumicë serbe vazhdojnë të mos njihen dhe përdoren simbolet e Republikës së Kosovës as në dokumente e formularë zyrtarë.

Mospërfillja e autoritetit të institucioneve dhe simboleve të Republikës së Kosovës është e shprehur në çdo institucion në nivelin lokal ↨ë komunave me shumicë serbe.

Kjo shihet në një recetë të lëshuar nga Shtëpia e Shëndetit në Shtërpcë, ku mjekët e kanë vulosur me vulën me stemën e Republikës së Serbisë dhe ku në mes shkruan “Krahina Autonome e Kosovës”

Qendrat e Mjekësisë Familjare nëpër komunat me shumicë serbe nuk bashkëpunojnë me sistemin shëndetësor të Kosovës. Ato nuk i raportojnë as Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për rastet që ju shkojnë. /Telegrafi/

Check Also

Propagandë me ‘Vorio-Epir’, ekstremistë grekë zbarkojnë sërish në jug të Shqipërisë

Mesa duket, gjëndja sa vjen e bëhet më alarmante në jug të Shqipërisë. Ekstremistë grekë, …

Leave a Reply