Kryefaqja / LSHB / Parime themelore të Filozofisë Kombëtare për Shqipëri të Bashkuar

Parime themelore të Filozofisë Kombëtare për Shqipëri të Bashkuar

Shqiptari me dinjitet të pastër kombëtar mëson nga pësimet e të tjerve dhe bënë gjithçka që kurrë të mos i bëjë vet.

Pra, une Tahir Veliu betohem që nuk synoj pushtetit dhe nuk do të veproj sikurse Kreshnik Spahiu – Davutoglu që të përfitoj personalisht një vend në strukturat e shtetit në bashkëpunim me Lulzim Bashën si nënshkrues i faljes së detit shqiptar. Kurrë nuk do të bashkëpunoj me ata faqezinjë që shesin qoftë edhe një pëllemb të vetme të territorit juridik të Shqipërisë së Bashkuar. Kurrë nuk do të joshem financiarisht nga armiqtë dhe ish-pushtuesit e kombit tim sepse në Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar jam i angazhuar që të jap kontribut dhe jo të pasurohem kundër interesave kombëtare. Çdo pëllemb të dheut shqiptar dhe flamurin kombëtar shqiptar e puthi me dashuri të përjetshme, e KURRË nuk do nxjerr pështymë a diçka tjetër nga goja kundër ATDHEUT tim, por do të jem zëri i shqiptarëve kundër faqezinjëve që dëmtojnë Nënën Shqipëri.

Delegatët nga të gjitha trojet shqiptare më kanë zgjedhur kryetar të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, sepse jam betuar se do të jem besnik, i pa përkulur deri në fund, dhe i gatshëm që në çdo rast të mos kursej as jetën time për çlirimin dhe bashkimin e tokave të Shqipërisë.

Në rast se tradhëtoj aspiratën e kombit tim, në rast se për interesat e mija personale shkeli mbi parimet e mija, atëherë le të bjerë mbi mua mallkimi i nënës sime, i atdheut dhe plumbi i popullit tim.

Tahir Veliu

Kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar dhe autor i librit “Platforma për Shqipëri të Bashkuar”

Check Also

Arrestohet përsëri në pikën kufitare të Morinës kreu i LSHB-së Kastriot Berishaj

Sonte rreth orës 20:30, përsëri për arsyet e njejta është arrestuar në pikën kufitare në …

Leave a Reply