Kryefaqja / LAJME / Partia Demokratike e Turqve në Maqedoni kundër zyrtarizimit të gjuhës shqipe

Partia Demokratike e Turqve në Maqedoni kundër zyrtarizimit të gjuhës shqipe

SHKUP – Partia Demokratike e Turqve në Maqedoni ka dalë kundër zyrtarizimit të shqipes në Maqedoni, pasiqë, sipas kësaj partie, kjo godet karakterin unitar të shtetit maqedon.

Kjo parti që përfaqëson komunitetin turk përmes një komunikate ka shprehur kundërshtimin ndaj zyrtarizimit të shqipes në nivel shtetëror. Ajo ka thënë se një gjë e tillë rrënon kushtetutën.

“Dhënia e të drejtave ekskluzive të një bashkësie etnike rrënon kushtetutën, që garanton barabarësi të qytetarëve. Nga kjo duhen kuptuar reagimet e pjesëtarëve të komunitetit turk që këto zgjidhje i vlerësojnë si një manipulim i përkryer që mund të nxitë tensione dhe konflikte me pasoja të mëdha për stabilitetin e vendit dhe rajonit”, thuhet në komunikatën e Partisë Demokratike Turke në Maqedoni.

Check Also

Aziatikët “grekë” me veshje kombëtare shqiptare

Në edicionin e 10 -të të festivalit Aulona Folk të zhvilluar dje në qytetin e …

Leave a Reply