Kryefaqja / OPINION / “Shqiparët e Amerikës dhe Amerika e shqiptarëve“

“Shqiparët e Amerikës dhe Amerika e shqiptarëve“

Nga Majlinda Hoxha

Mendoja se të kishe mundësinë të jetoje në vendim më të lirë në botë, ndjeshmëria ndaj zakoneve të këqija apo padrejtësive do të ishte më e madhe. Mirëpo në këtë rast nuk ishte e thënë të ishte kështu. Të ndodhesha në NY me rastin e 8 Marsit për mua ishte shumë emocionuese. Gjithmonë kam dashur të jem në një turmë demostruese të madhe për kauzën e barazisë gjinore, e cila e di me të vërtetë se çfarë kërkon. Në veçanti interesi im ishte të shihja, të kuptoja më shumë mbi komunitetin [jo vetëm të grave shqiptare ketu” . Kjo për shumë arsye: E para sepse komuniteti shqiptar është një ndër më të respektuarit në Amerikë. E dyta sepse femra shqiptare është shumë e lakmuar nga të gjithë komunitetet e tjera për vlerat qe mbart dhe ne jemi koshient e krenohemi më këtë fakt. E treta sepse doja të kuptoja rolin e tyre dhe ndikimin e tyre në atdhe. Pasi diaspora ka një ndikim sh të madh-jo vetëm ekonomik sic jemi mësuar ta shohim-por edhe moral. Mirepo çudia ia kaloi edhe vetes! Pasi që në Shkurt më zunë sytë evente të tipit “aheng për ditën e gruas”. A thua se këtë po e organizojnë meshkujt për bekimin që kanë femrën në ditën e tyre. Nuk dua të merrem me përcaktimin “gender” në këtë rast, sepse më intereson fenomeni i rëndomtë i mimozave, parfumeve, bizhuterive apo xhirove nga parku. Kjo për një ditë të vetme dhe pastaj “flakja’ tutje e gjithë kësaj, për t’u kthyer në patriarkalizmin famëkeq mbarëshqiptar. Dhe e gjithë kjo e sjellë në qytetin-Qendër e botës. Me ndryshimin e vetëm që koha dhe puna këtu nuk ua lejon të hazdisen në një ditë të vetme,e për më shumë, kjo u jep mundësi ta zgjerojnë ahengun nga njëra e shtunë në tjetrën, duke zgjedhur fundjavat për kremtimin e madh të kesaj dite. I vetmi aktivitet i mbajtur këto ditë që iu mvesh rolit të gruas, ishte nderimi me disa çmime simbolike të disa nga gratë më të suksesshme në profesionet e tyre. Por a është e mjaftueshme kjo! Ndërkohë që e gjithë ajo shumë e shpenzuar parash, për një valle tallava ose jo, një dj,instumentist,apo kengëtar të sjellë nga vendlindja, mund të përdoreshin për benefite më të mëdha. Nuk dua që skepticizmi im të anojë nga kahu negativ, por a nuk do të ishte e udhës, që këto shoqata-të krijuara me misionin për ndihmë të komunitetit- në nder të kësaj dite të organizonin një anketë me të gjitha gratë e mundshme, për të kuptuar më shumë nevojat e tyre. Të mblidhnin një panel diskutimi duke nxjerrë në pah të gjithë problematikat e shumta. Ka shumë gra që për arsye të ndryshme i rrisnin fëmijët e tyre vetëm dhe me shumë sakfrifica, në një vend që gjithçka zhvillohet dhe ecën shumë shpejt e kërkon shumë mund. Mund të ishte zgjedhur kjo ditë për t’u dhënë atyre ndihmën e duhur;për t’u mundësuar diçka më shumë. Të organizohej një protestë në emër të të gjithë atyre grave dhe vajzave shqiptare të vrara dhe që vriten cdo vit padrejtësisht në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Greqi, Itali edhe më gjerë… Kjo do ishte edhe kauza me fisnike që në ‘Time Square’ apo ‘Union Square’-sheshe ku u urganizuan tubime të ndryshme- do i jepnin jenohen e duhur një vendi të vogel. por me një problematikë shume të madhe, duke pasur parasysh potencialin dhe vlerën e kombit tonë. Sepse është dhe duhet të jetë e papranueshme që vazhdojnë të bëhen krime të tilla dhe shoqëria jonë i gëlltit si bëmën e radhës, si një më shumë. Kjo do zgjonte edhe disa shpirtra të strukur të dilnin në sheshet e Tiranës, Prishtinës apo Tetovës.Sepse tek ne dalin vetëm ato që janë pjesë e ndonjë OJQ-je, e ndonjë posti që ua mundëson dukjen dhe shumë pak nga shoqëria civile. Këto ishin vetëm disa shembuj të thjeshtë që mund të bëhen kudo,kurdo, por imagjino se sa mënyra të tjera mund të ketë në një vend si Neë Yorku, ku mundësitë janë të pafundme. Në një vend ku kapaciteti ynë gjen hapësira për t’u shfaqur. Ku roli i gruas është realisht i vlerësuar si në shumë vende të tjera të zhvilluara dhe ku mund të bëhet shumë e më shumë. Këto sa u përmendën më sipër janë vetëm disa hapa, që ndihmojnë veçanërisht gruan shqiptare, për të rritur e forcuar statusin e tyre, jo vetëm brenda komunitetit.Duke qenë kështu edhe fëmijëve të tyre do t’u përçojnë ato vlera të duhura, sepse përveç ambientit ku ata rriten, dihet se familja shqiptare vazhdon të jetë kompakte dhe të ketë ndikim tek brezat e rinj. Përpos kësaj, dua ta vë theksin sërish tek roli i diasporës, sepse gjithëherë ka qënë shkak i lëvizjeve të ndryshme dhe indirekt apo direkt edhe vendimëmarrëse në trojet shqiptare. Të gjitha këto parë nga këndvështrimi i një turisteje prej disa muajsh, por jo pak e kyçur ne jetën dinamike dhe të mundimshme të shumëkujt që ka emigruar ketu. Dhe nuk nisem rëndom -si shumë vite më parë- nga pritshmëria për ata\ato që jetojnë jashtë. Megjithëkëtë është e papranueshme indiferenca dhe mosndërgjegjja kolektive, mentaliteti, që e kemi sjellë dhe e mbartim në heshtje me vete, e ndërkohe flasim me jehonë për BESëN si të ishte e vetmja relikë me vlerë jona.

Check Also

Greqia braktis në heshtje bisedimet me Shqipërinë, pritet vetoja greke në qershor

Nga Arben Llalla Në fund të muajt mars, Greqia braktisi në heshtje bisedimet me Shqipërinë …

Leave a Reply