Kryefaqja / KULTURË / Shqipëria e Bashkuar!

Shqipëria e Bashkuar!

Poezi e shkruar nga anëtarja e LSHB-së nga Vlora, Marinela Velaj. Kjo poezi u shkrua enkas për botim në librin e ri të kryetarit të LSHB-së, Tahir Veliu “Shqiptarë të Bashkuar, për Shqipëri të Bashkuar”, që pritet të botohet në javët e ardhshme.

S – ikur hëna e paplotë

H – ënëz mbeti Shqipëria

Q – ë prej 105 vitesh

I – mungojnë nënës pesë bija!

P – orsi zogjtë e korbit shpërndarë

Ë – shtë mallkim apo magji?!

R – ënkon dhimbshëm Shqipja jonë

I – a prenë krahët në fluturim

A – rmiq t’vjetër, armiq t’rinj të betuar për copëtim!

E – ra ka ndërruar drejtim, tash po fryn nga Shqipëria!!!

B – ashkimi është amaneti i të parëve

A – tdheun ua kemi borxh brezave të ardhshëm

S – mundemi jo t’ju trashëgojmë veç një copëz Shqipërie!!!

H – ëna e paplotë nuk lëshon dritë të fortë

K – ështu dhe Shqipja jonë veç me një krah nuk fluturon dot!!!

U – dhë e gjatë dhe e përgjakur

A – thua s’do soset kurrë?!

R – ënkon dhimbshëm Shqipja jonë, lokja jonë Shqipëria!

Marinela Velaj

12/03/2018

Check Also

EDHE PERËNDIA TË DËNON KUR TRADHËTOHET ATDHEU

Brahim AVDYLI: (Shkrimi i katërt që e lexova nga Agron Iliriani) Kur më rrahnin armiqtë …

Leave a Reply