Kryefaqja / KULTURË / Shqiponja e burgosur nga ALKET TOTOSHI

Shqiponja e burgosur nga ALKET TOTOSHI

Në kopshtin zoologjik

shkova me tim bir

Shumë kafshë pamë atë ditë.

Për një moment

djalin humba nga sytë

U shqetësova pa masë,

por pranë kafazit të shqiponjës kishte qëndruar.

E më pyeti:

“Babi pse shqiponja

qëndron e mbyllur në kafaz?”

Nuk di ç’të thoja o miqtë e mi,

mbeta pa fjalë!

Zemra më rënkoi

Sa ke vuajtur moj Shqipëri hyjnore!?

Të kanë vrarë,

të kanë lënduar e copëtuar ndër shekuj.

Këto po mendoja o shokët e mi.

Por zëri i djalit më zgjoi.

“Babi hape kafazin

lëre të lirë shqiponjën

se brënda do vdes!!”

Vëllezër po qaja si fëmij

Fjalë me vend një i mitur më rrëfeu.

Të gjithë sëbashku shqiponjën ta lirojmë

Trojet tona ti bashkojmë

Boll me ngrindje ndër veti

I majtë o i djathtë

mysliman o i krishterë

jug e veri

Jemi një

Duart e zemrat le ti bashkojmë

për Shqipëri

Le të hapim kafazët e zemrave

të lirojmë shqiponjat tek marrin fluturimin

mbi qiellin e Shqipërisë së Bashkuar

Check Also

Mësimi i gjuhës shqipe gjatë Rilindjes Kombëtare e deri në fillimin e viteve ’20 të shekullit XX

Prof. dr. Njazi Kazazi, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Departamenti i Gjuhësisë 1. Vështrim për mësimin …

Leave a Reply