Kryefaqja / OPINION / Sopoti- montimi më mënstruoz nga ana e sistemit shtetëror

Sopoti- montimi më mënstruoz nga ana e sistemit shtetëror

Prej sot, banorët e fshatit Sopot të Kumanoves janë qytetarë të lirë. Një padrejtësi monstruose e bërë në vitin 2003 ndaj 11 banorëve të pafajshëm shqiptarë nga ana e organeve shtetrore të Republikës së Maqedonisë, zbardhet pas një historie 15 vjeçare ,  persekutimi, vuajtjesh, dënimi e burgimi ndaj tyre. Shteti e montoi rastin, shteti i dënoi padrejtësish por,  prap shteti,  se kush tjetër,  e zbardhi rastin dhe e vuri drejtësine në vend. Sepse,  vetëm shteti  ka ,,mekanizma,, madje edhe të montojë  raste e procese gjyqësore ndaj qytetarëve të pafajshëm dhe ti dënoje ata në menyrë drakonike.

Prokuroria speciale sot me 19 mars 20018 e tërhoqi aktakuzën ndaj 11 banorëve të Sopotit të dënuar për vepër më të rëndë penale ,,terrorizëm,, dhe kështu jo vetëm që vulosi se banorët e Sopotit nuk e kishin vënë minën shpërthyese dhe nuk janë  fajtorë  për vrasjen e dy ushtarëve të NATO-s por,  gjithashtu në një fare mënyre zbardhi edhe fytyrën e organeve të  drejtësise së Republikës së Maqedonisë dhe shtetit ne teresi. Ky vendim,  profesional dhe i guximshëm i prokurorisë speciale  u jep shpresë dhe besim  qytetarëve se sundimi i ligjit dhe i së drejtës  patjetër duhet  të gjejnë zbatim edhe në Republikën e Maqedonisë.

Jemi te vetëdijshëm se kjo drejtësi e vonuar shumëvjeçare nuk mund t’i fshijë vuajtjet e banorëve të Sopotit, sepse ata kanë qenë në përmasa të atilla që  thellë janë ngjitur në shpirtin,  trupin dhe kujtesën e tyre, por është shumë ngushëllues fakti se ata nuk janë ,,terroristë,, dhe nuk janë fajtorët e vrasjes së dy ushtarëve të misionit të NATOS në Maqedoni.

Tani,  banorët e Sopotit nuk janë vetëm qytetare të lirë por,   edhe  simbol qëndrese dhe heronjte tane te  gjalle që mbijetuan  dhe rezistuan njërin ndër  proceset  e montuara gjyqësore më monstruoze  dhe më ҫnjerëzore,  nga ana e sistemit shtetëror .  Tani që u zbardh e vërteta, banorët e  Sopotit nuk kanë më  pse të frikohen, tani,  le të turpërohen,  le te frikohen dhe le te përgjigjen  ata që e montuan rastin.

Pas dëshmimit të pafajsisë,  banorët e Sopotit i pret edhe një betejë e gjatë me organet e shtetërore, beteja për demshperblim moral dhe material.

Rasti ,,Sopoti,,  tani e tutje duhet të jetë një leksion i madh për të gjitha institucionet që merren me drejtësi. Madje,  ky rast duhet të hyjë  edhe në programin mësimor të studentëve të fakulteteve  të drejtësise të Republikës së Maqedonisë,  e më gjerë,  që të mësojnë se si nuk duhet të veprojnë, se si duhet ta ndajnë drejtësine nga padrejtësia.

Në mars të vitit 2003,  në afërsi të fshatit Sopot të Kumanovës, nga një shpërthim bombe humbën jetën dy ushtarë te Misionit të NATO-s,  ne Republikën e Maqedonisë dhe një qytetar.

Autorja e këtij teksti në kohën  që kishte ndodhur ngjarja  ishte Zëvendëse e Avokatit të popullit dhe në këtë cilësi  menjëherë kishte dalë në vendngjarje nëper shtëpite e bastisura,  si  dhe kishte vizituar dhe biseduar edhe me  disa të paraburgosur,  në mesin e të cilëve edhe me Ramadan Bajramin ,,dëshmitarin kryesor të ngjarjes,,.   Avokati  i popullit në raportin e përgaditur enkas, kishte konstauar  se dëshmitari kryesor Ramadan Bajrami deklaratën e tij  e kishte dhënë nën mjete të dhunës dhe shtërngimit. Për këtë arsye Suzana Saliu në cilësinë e atëhershme të Zëvendëses së Avokatit të popullit ka dëshmuar dy herë për rastin ,,Sopoti,, një herë  para Këshillit penal të Gjykatës penale Shkupi 1,   dhe heren tjeter para Prokurorise speciale,  duke mbrojtur në menyrë të patundshme qëndrimin se banorët e Sopotit janë shpallur fajtorë vetëm nga një ,,dëshmi,, e dhënë nën dhunë. Lirimit te banoreve te Sopotit i paraprine shume procedura te veshtira nder te cilat edhe formimi I nje  Komisioni parlamentar per zbardhjen e se vertetets ne te cilen deshmuan funksionare te larte vendas dhe nderkombtar ne mesin e te cileve edhe  Ambasadori i atehershem  i NATO-s ne Republiken e Maqedonise zoti Bigman, i cili disa  here e kishte perseritur qendrimin se sopotasit nuk e kishin bere krimin makaber, sepse nuk kishin motiv per nje gje te tille. Ne njeren  nga ,,bombat,, e publikuara nga opozita per te verteten e Maqedonise shihej qarte se si dy funksionare me te larte te Ministrise se puneve te brendshme flitsnin ne mes vete se  mbahen ne burg njerez te pafajshem dhe se Sopoti eshte rast i montuar. Presioni i argumenteve te forta  beri qe para trupit gjykues te deshmojne te verteten edhe inspektore te atehershem te Drejtorise per siguri dhe kunderzbulim, se deshmia kryesore ka qene e dhunshme.

Suzana Saliu,

Zëvendëse e Avokatit të popullit

Check Also

“Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, vdiq nga politikanët”

Nga Marin Mema/Sado e ashpër të duket kjo thënie e Faik Konicës ajo është tërësisht …

Leave a Reply